Veseli ia jep një epitet interesant Haradinajt në Gjakovë

Aktuale

Veseli ia jep një epitet interesant Haradinajt në Gjakovë

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:25
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kryetari i Partisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanic të Komunës së Gjakovës ku u përkujtuan 33 dëshmorët e rënë.

Veseli ka shfrytëzuar këtë memorial që ta përdorë për fushatë zgjedhore ku mes tjerash përshëndeti siç tha ai nipin e shqiponjës kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Me vjen mire qe është këtu dhe e përshëndesë atë që  është nip i Shqiponjës, kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Veseli.

Në këtë memorial e pranishme ishte edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, e cila në koalicion parazgjedhor është futur me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat