Thaçi: Vetëvendosja nuk duhet t'i bashkohet askujt

Aktuale

Thaçi: Vetëvendosja nuk duhet t'i bashkohet askujt

Nga: A.M. Më: 17 maj 2017 Në ora: 17:25
Lëvizja Vetëvendosje

Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Thaçi ka reaguar rreth ofertave për  koalicione për ish partin e tij.

Thaçi ka shkruar në Facebook se VV-ja nëse beson se është e drejtë dhe parimore, atëherë ajo nuk duhet t'i bashkohet askujt

Postimi i plotë:

Nëse Lëvizja Vetëvendosje beson se është e drejtë dhe parimore, atëherë ajo nuk duhet t'i bashkohet askujt. Nëse të tjerët duan t'i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje, duke pranuar parimet dhe rregullat e saj, atëherë kjo është gjë tjetër.

Shpresoj që Lëvizja Vetëvendosje do t'i përmbahet këtij parimi! Po ndodhi e kundërta, në Kosovë shuhet precedenti i vetëm se edhe në politikë ka moral. Kjo do të ishte shpresëmbytëse për të ardhmen e Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat