"Vetëvendosje dëshiron ta ketë Ministrinë e Drejtësisë"

Aktuale

"Vetëvendosje dëshiron ta ketë Ministrinë e Drejtësisë"

Më: 17 maj 2017 Në ora: 18:32
Lëvizja Vetëvendosje

Analisti politik, Dardan Islami i ka cilësuar zhvillimet dramatike të ditëve të fundit në skenën politike të Kosovës si zhvillime pozitive.

“Të gjitha zhvillimet janë shumë pozitive, kur ke parasysh se është krijuar një bllok i luftës dhe në anën tjetër kemi një tabor tjetër”.

“Besoj se janë dy tabore të forta, kjo edhe mobilizon qytetarin. Po e shoh si shumë demokratike, energji të reja, aderimi i njerëzve të rinj”.

Islami që është i ftuar në Info Magazine është shprehur optimist se mund të ketë ndryshime në skenën politike.

Ai ka folur edhe për mundësinë e krijimit të një liste të përbashkët mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“LDK e ka rastin e dytë që të bëhet me Vetëvendosjen. Edhe pse ata nuk po pajtohen është se Vetëvendosje e dëshiron Minsitrinë e Drejtësisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat