Xhavit Drenori kalon në Vetëvendosje

Aktuale

Xhavit Drenori kalon në Vetëvendosje

Më: 18 maj 2017 Në ora: 13:01
Albin Kurti dhe Xhavit Drenori

Ish-anëtari i PDK-së dhe kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka kaluar në partinë Lëvizja Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, Drenori ka thënë se nuk e kishte të lehtë që ta marrë këtë vendim, por sipas tij ishte i duhuri për rrethanat në politikën kosovare.

“VIZIONI për DRENASIN i bashkon forcat me VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 11. Qershorit”, ka njoftuar Drenori.

“Miq, nuk ishte vendim i lehtë por i duhuri për rrethanat e krijuara. Së shpejti do dalim me një deklaratë zyrtare. PS.: ende vazhdoj të mos pajtohem me disa veprime të VV-së, por vizioni i përgjithshem për të ardhmen e qytetarëve tanë është shumë i përafërt”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat