“Shpërthejnë” pakënaqësitë në PDK, pas hyrjes në koalicion me AAK e Nisma

Aktuale

“Shpërthejnë” pakënaqësitë në PDK, pas hyrjes në koalicion me AAK e Nisma

Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:01
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Hyrja e PDK-së në koalicion me AAK-në e Nismën, e sidomos dorëzimi i postit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka shkaktuar tërmet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Mediat nga burimet brenda PDK-së së Kadri Veselit ka marrë vesh se një numër i madh i anëtarëve të kësaj partie janë shprehur të pakenaqur me këtë vendim.

“Mënyra e lidhjes së koalicionit me AAK dhe Nismën, duke ia dhënë postin e kryeministrit Ramush Haradinajt dhe ndarja e Listës Zgjdhore 50 me 50, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha. Shumë njerëz me ndikim të PDK- së do të mbesin jashtë garës. E kur kësaj i shtohet fakti se PDK ka nënshkruar marrëveshje edhe me shumë parti tjera, nga partia më e madhe në vend nuk do të ketë më shumë se 45 kandidatë për deputetë”, thotë ky burim.

Ndërkohë Kadri Veseli sot ka folur para mediave, me rastin e aderimit të Blerim Shalës.I pari i PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Fillimit të Ri”, sllogan ky i kësaj partie për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat