Kryeziu: Partitë të mos përdorin resurset shtetërore në fushatën zgjedhore

Aktuale

Kryeziu: Partitë të mos përdorin resurset shtetërore në fushatën zgjedhore

Më: 18 maj 2017 Në ora: 19:50
Ismet Kryeziu drejtuesi nga Demokracia për Veprim

Ismet Kryeziu drejtuesi nga Demokracia për Veprim, ka thënë se partitë politike nuk duhet të përdorin resurset shtetërorë në fushatë.

“Në këtë kohë nuk do të donim që të përdoren resurset shtetërore në procesin zgjedhor, nga partitë që kanë qenë në pushtet”.

“Me siguri se do të ketë edhe tash. Fondet publike është mirë që të mos shkojnë në interesin e ndonjë subjekti politik”.

“Ashpërsimi i gjuhës nuk i kontribuon procesit zgjedhor, pasi nxit situatën”.

Këto komente Kryeziu i ka bërë në Info Magazine. Ai tutje ka folur edhe për koalicionet e krijuara nga partitë politike.

“Kosova është vend i vogël dhe krijimi i dy boshteve politike do të ishte i mirë për Kosovën”.

“Lufta ka mbaruar para 18 viteve dhe epitetet si “krahu i luftës” nuk shkon tash me kohën”.

“Do të shkojmë drejt një skene si Shqipëria, ku partitë janë në dy krah, të djathtë dhe të majtë”.

“Edhe këtu është një fillim i një nisme të mirë, në dy ose tri ideologji – kjo do ta zhvillonte politikën”.

“Nëse partitë politikë nuk i pastrojnë listat, atëherë qytetarët mundën që me votën e tyre ta bëjnë këtë pastrim, duke i mënjanuar ata që të jenë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës”.

“Besoj që zgjedhjet e reja do të kenë një kualitet dhe vetëdije të organizmit – edhe pjesëmarrje më të madhe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat