Sejdiu: Lista e LDK-së largon njerëz

Aktuale

Sejdiu: Lista e LDK-së largon njerëz

Më: 18 maj 2017 Në ora: 22:26
Ish kryetari i LDK-së dhe ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Ish kryetari i LDK-së dhe ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, lista e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit, ka vlerësuar se është një listë që largon njerëz, listë pa kritere dhe që sjell njerëz që nuk kanë sprovë të veçantë në LDK.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Fatmir Sejdiu kishte shkuar i paftuar edhe pse ishte kryetar nderi i kësaj partie, të cilin titull nga sot më nuk e ka, pasi tha se tani e tutje do të jetë vetëm një anëtar i thjesht i kësaj partie.

Përpilimin e listës zgjedhore dhe lidhjen e koalicioneve parazgjedhore, Sejdiu e ka quajtur një fillim të keq.

Sejdiu: Është një listë që largon njerëz

“Është një listë që largon njerëz, që sjell njerëz. Një listë thjesht e pa kritere, absolutisht dhe sjell njerëz që nuk kanë sprovë të veçantë në LDK. Nuk është problem mosha, është problem thjesht përgatitja e tyre dhe është problem pikërisht, duke pas parasysh këtë përgatitje, sa ata do të sfidohen me jetën që ka para LDK në kuptim të përballjes me problemet që ka Kosova”, tha Sejdiu.

Ai po ashtu tha se tani e tutje është vetëm një anëtar i thjesht i LDK-së, duke treguar se nuk e përkrah politikën e tanishme të LDK-së.

Sejdiu: Një politikë të tillë nuk e mbështes

“Një politikë të tillë nuk e mbështes dhe nuk do ta mishtës as të tashmen, si një anëtar i LDK-së, si i zakonshëm që jam, sepse kam startuar si i zakonshëm”, tha Sejdiu dhe shtoi se preferon që koalicionet të jenë të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat