Krasniqi: AKR nuk tregoi minimumin e korrektësisë politike

Aktuale

Krasniqi: AKR nuk tregoi minimumin e korrektësisë politike

Më: 18 maj 2017 Në ora: 22:49
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Aleanca Kosova e Re nuk e ka treguar minimumin e korrektësisë politike kur bëri koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“AKR nuk e kanë treguar minimumin e korrektësisë politike”, tha Krasniqi.

“Nuk ka parti që e ka sharë dhe denigruar AKR-në dhe Behgjet Pacollin më shumë se LDK-ja”.

“Prej kohës kur ka ardhur në politikë Pacolli më 2007, Hashim Thaci edhe në opozitë është treguar korrekt me Behgjet Pacollin”, tha Krasniqi në Zona e Debatit.

“Me votat tona e kemi bërë president Behgjet Pacollin, këta njerëz e kanë hequr”.

“Në politikë duhet pasur një minimum korrektësie, në tavolinë të bisedimeve mund të mos merremi vesh, por nuk mund të ketë sjellje tinëzare, sjellje që nuk i takojnë dikujt që mendon në të ardhmen të ketë bashkëpunim”, shtoi Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat