Shala i reagon Hotit: Kur Kosova luftonte për mbijetesë, Mustafa ishte diku duke sabotuar luftën e UÇK-së!

Aktuale

Shala i reagon Hotit: Kur Kosova luftonte për mbijetesë, Mustafa ishte diku duke sabotuar luftën e UÇK-së!

Nga: A.Zh Më: 19 maj 2017 Në ora: 00:23
Haxhi Shala

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka reaguar ndaj kandidatit të LDK-së për kryeministër,  Avdullah Hoti, i cili dje ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA do ta kthejë Kosovën 17 vite pas.

Shala, në një postim në Facebook, ka thënë se kryetari i LDK-së Isa Mustafa, në kohën kur Kosova luftonte për mbijetesë, për liri dhe demokraci nuk ishte fare këtu, përkundrazi sipas tij, ishte diku duke e sabotuar luftën e popullit tonë për çlirim në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Shalës në Facebook:

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR paska thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA do ta kthejë Kosovën 17 vite pas.

E kuptoj shqetësimin e z. Hoti sepse ” babai i tij politik”, kryetari i tij Isa Mustafa në kohen kur Kosova luftonte për mbijetesë, për liri dhe demokraci nuk ishte fare këtu, përkundrazi ishte diku duke e sabotuar luftën e popullit tonë për çlirim në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Prandaj, atij i pengon Kosova e vitit 2000, sepse Kosova e pas vitit 2000 e këndej është e çliruar dhe e pavarur.

Ai dhe koalicioni i tij mund të kenë dëshirë ta kthejnë Kosovën në vitin 1997 – 1998, kur Kosova ishte në luftë për çlirim, për liri, drejtësi dhe demokraci.

Por kjo nuk do të ndodhë me kurrë.H. SH/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat