PDK, AKR dhe Vetëvendosje ende s’kanë finalizuar listat

Aktuale

PDK, AKR dhe Vetëvendosje ende s’kanë finalizuar listat

Më: 19 maj 2017 Në ora: 17:08
Ilustrim

Derisa Partia Demokratike e Kosovës po mban mbledhjen e kryesisë për të vendosur lidhur me listën e kandidatëve për deputet, mësohet se as Aleanca Kosova e re por as Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përfunduar listat.

Subjekti politik i Vetëvendosjes pritet që sonte në orën 18:00 të mbajë mbledhjen e kryesisë për finalizimin e listës së kandidatëve për deputet të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme.

Edhe Aleanca Kosova e Re ende nuk e ka finalizuar listën për deputet që do të garojnë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK). Burime të kp brenda AKR-së bëjnë të ditur se ende nuk është përfunduar lista me emra të kandidatëve për deputet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat