Media e njohur austriake kritikon ish-kryetarin e Pejës për shkatërrimin e Rajonit të Rugovës me hidrocentrale

Aktuale

Media e njohur austriake kritikon ish-kryetarin e Pejës për shkatërrimin e Rajonit të Rugovës me hidrocentrale

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 maj 2017 Në ora: 17:25
Forografia Ardian Loumi/Bukuria e egër e luginës së lumit Rugova në Kosovë

Firma e njohur austriake “Kelag” kërkon të ndërtojë një hidrocentral në rajonin piktoresk të Rugovës, megjithatë nuk ka marrë dritë jeshile nga Ministria e Ekologjisë, shkruan fillimisht “Der Standard”.

Në rajonin e Pejës ka bukuri përallore ku lumi i rrëmbyeshëm kalon përmes shkëmbinjve malorë. Rajoni i Rugovës është Park Nacional andaj nuk ka arsye që lumi Lumbardh të shfrytëzohet ekonomikisht, përcjell botasot.info.

"Në 18 tetor kryetari i Pejës, Dr. Ali Berisha dhe drejtori i Kelkos Energy Peja, Hr. Georg Wöber, ishin pajtuar me nënshkrimin e një dokumenti për ndërtimin e hidrocentralit në pjesën e Rugovës. Ndërtimi duheshte të startojë në 2014, ndërsa në fund të 2015 duheshte të niste prodhimi i energjisë elektrike,” shkruante mes tjerash në dokumentin zyrtar, megjithatë prej atëherë gjërat nuk kanë lëvizur për shkak të zgjedhjeve të nëntorit 2013, ku u ndryshua kryetari i Pejës dhe administrata e re e kundërshtoi kërkesën e firmës austriake.

Fadil Bajraktari nga agjencia shtetërore e Kosovës, tregon se rajoni i Rugovës është i mbrojtur me ligj nga 1985 si pjesë e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Sipas ligjeve të parqeve nacionale ata nuk mund të preken për shkak të ndërtimeve të hidrocentraleve. “Nga dita e parë që ne fituam zgjedhjet, kemi qenë kundër këtij projekti. Plani i zhvillimit urbanistik nuk e parasheh që të ndërtohet diçka në shtratin e lumit Lumbardh,” tha shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, Durim Sheremeti. “Ne jemi tërësisht të bindur që ky projekt do shkatërronte resurset e qytetit,” vijoi më tej ai për “Der Standard”.

Biodiversiteti dhe ekosistemi do rrezikoheshin me ndërtimet mbi lumin Lumbardh.

Për Kelag projekti nuk është pezulluar

Por për përfaqësuesin e firmës Kelag, Josef Stocker, gjërat janë ndryshe dhe mbi lumin Lumbardh mund të ndërtohet akoma hidrocentrali.

“Deklaratat e komunës së Pejës, që projekti rrezikon ekosistemin, nuk mund të vërtetohen nga ne,” shkruan ai njofton “Bota sot”. Por ai nuk ka dhënë detaje mbi datat e fillimit të punës mbi shtratin e lumit Lumbardh.

"Projekt optimal konceptimi"

Përfaqësuesi i Kelkos, Georg Wöber, që përfaqëson gjithashtu Kelag në Kosovë, flet për një “koncept optimal projektimi në mbrojtje të ambientit jetësor” të Rajonit të Rugovës. Ata do ruanin edhe pjesën rekreative të malit.

Në lidhje me deklaratat e komunës së Pejës, Wöber, nuk dëshiron të komentojë mbi ata që ai i quan “thashetheme”. Ndërsa në lidhje me nisjen e punimeve, njeriu i Kelkos tregon se kjo mund të ndodhi brenda vitit.

Interesante është memorandumi i mirëkuptimit mes Kelkos dhe ish kryetarit Berisha. Marrëveshja e tyre parashesh “interesa” të ndërsjellta. Këta kontrata mund të përbëjnë “20 përqind të shpenzimeve totale të projektit”. Në komunën e Pejës mendojnë se këto marrëveshje janë të pavlefshme dhe anti-ligjore për shkak se bëhet fjalë për “konflikt interesi.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat