E konfirmuar nga KQZ: Koalicionet e mëdha ende nuk i kanë dorëzuar listat

Aktuale

E konfirmuar nga KQZ: Koalicionet e mëdha ende nuk i kanë dorëzuar listat

Më: 19 maj 2017 Në ora: 23:22
Valdete Daka

(E plotesuar)  Deri në orën 23:30 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë dorëzuar aplikacionet dhe lista me kandidatët për deputetë 23 subjekte.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Janë 23 subjekte që kanë aplikuar deri tash. Janë tre koalicione, 18 parti dhe dy iniciativa qytetare”, ka thënë Elezi.

“Koalicionet me sa kam informacion deri tash nuk kanë dorëzuar lista PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR-ALTERNATIVA”, ka thënë Elezi.

Asnjëra prej koalicioneve ende nuk ka dorëzuar listën në KQZ

Ka mbetur më pak se një orë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e listave të partive me emrat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Janë koalicionet PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR-ALTERNATIVA që ende nuk i kanë dorëzuar listat.

Sipas mediave, janë diku rreth 20 subjekte që kanë dorëzuar listat dhe që rrjedhimisht kanë aplikuar për certifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat