Agim Çeku nuk është në listën për deputetë të PDK’së

Aktuale

Agim Çeku nuk është në listën për deputetë të PDK’së

Më: 20 maj 2017 Në ora: 02:38
Agim Çeku

Ish deputeti i PDK’së Agim Çeku nuk gjendet në listat për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit

Lista e PDK’së kishte befasitë e saja për këtë zgjedhje por ajo që bie në sy është edhe mospërfshirja e Agim Çekut në këtë listë.

Edhe gjatë ditës së sotme u tha që PDK pritet të këtë befasi në listat e tyre zgjedhore për deputetë dhe njëri prej tyre që nuk është në listë për të votuar është z. Agim Çeku.

Kujtojmë që PDK në këto zgjedhje shkon në koalicion parazgjedhor me AAK’në e Ramush Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt.

Koalicionit PDK-AAK-NISMA pritet që ti prijë kryetari i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, i pasuar nga Ramush Haradinaj që është edhe kandidat i nominuar për kryeministër nga ky koalicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat