A i la PDK jashtë listës për deputet dy ish-gjeneralët?

Aktuale

A i la PDK jashtë listës për deputet dy ish-gjeneralët?

Më: 20 maj 2017 Në ora: 11:37
Kadri Kastrati dhe Agim Çeku

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputet.

Megjithatë siç është raportuar në media lista e PDK-së ka pasur shumë befasi, duke mbetur jashtë listës disa nga figurat kryesore të kësaj partie.

Në një listë të publikuar në media me disa nga kandidatët, PDK duket se ka lënë jashtë ti figura të mëdha të jetës ushtarake e që i janë bashkuar PDK-së.

Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, dhe i TMK-së,  gjeneral Agim Çeku nuk është në listën e kandidatëve për deputet të publikuar nga mediat.

Po ashtu në këtë listë nuk figuron as ish-komandanti i FSK-së, gjeneral, Kadri Kastrati.

Jashtë listës për deputet  ka mbet edhe Hajredin Kuçi, Besim Beqaj, Adem Grabovci e Shukri Buja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat