Fetah Rudi jo i dëshpëruar që mbeti jashtë listës: LDK-në ma la amanet Rugova

Aktuale

Fetah Rudi jo i dëshpëruar që mbeti jashtë listës: LDK-në ma la amanet Rugova

Nga: A.M. Më: 20 maj 2017 Në ora: 12:28
Fetah Rudi në takim me Presidentin, Ibrahim Rugova

Zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi i cili është propozuar nga Dega e kësaj partie në Malishevë për kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës nuk është futur në listën përfundimtare.

Përmes një postimi në Facebook, Rudi ka shkruar se kjo është hera e tretë që nuk është futur në listën e kandidatëve për deputet, por prapë se prapë ai do të vazhdoj të angazhohet për të mirën e LDK-së

Postimi i plotë:

Te dashur miq, ju perkrahes, simpatizante e aktiviste te LDK-se, me lejoni te ju njoftoj se une nuk do te jem ne listen per deputet ne Kuvendin e Kosoves. Edhe pse i propozuar nga dega ne Malisheve Keshilli i Pergjithshem i LDK-se ka vendosur qe une te mos jem ne ate liste. Dikujt ne LDK si duket nuk i konvenon qe Fetah Rudi te jete deputet i Kuvendit te Kosoves. Kjo nuk eshte hera e pare qe me ndodh nje gje e tille. Keshtu me ndodhi edhe ne dy pare zgjedhjet e mehershme nacionale, por asnjehere nuk e ndala angazhimin tim per LDK-ne dhe ne te mire te LDK-se. Nje gje te tille nuk do ta bej as tash, edhe pse i prekur thelle me kete veprim ndaj meje, e pa me dhene asnje arsyetim mua se pse nuk ben Fetah Rudi te jete ne liste per deputet. Te dashur miq, une do te vazhdoj te jem nje ushtar i Ibrahim Rugoves, i cili eshte frymezim per cdo shqiptar, do te vazhdoj i rrethuar nga familja e ju miq te nderum, qe me mbeshtetni vazhdimisht. Qe nga dita kur u publikua lista e propozuar nga dega e ku pjese e saj isha edhe une, kam marr mijera thirrje, mesazhe perkrahje si nga anetare te LDK-se anembane Kosoves, ashtu edhe nga anetare jasht LDK-se, te cilet kane qene te gatshem qe te votojne per mua. Keto me ben ta ndjej mbeshtetjen e madhe dhe respektin qe kam nga te gjithe ju. Une do te punoj nuk do te ndalem asnjehere per LDK-ne, te cilen na la amanet presidenti Rugova, e per te cilen isha viktime edhe une, e qe shume here sakrifikova per te miren e saj. Uroj te vijne dite te mira per LDK-ne dhe Kosoven tone. Ne duhet te punojme te gjithe qe LDK te dale fituese ne keto zgjedhje me ne krye me kandidatin per Kryeminister z.Avdullah Hotin, i cili do ta kete mbeshtetjen time, te familjes dhe miqeve te mi.Na prift e mbara ne kete beteje te veshtire, e dalshim fitimtare per te miren e Kosoves e brezave te rinj. Edhe njehere ju faleminderit te gjitheve. Me respekt Fetahu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat