Presidenti Thaçi takon Mbretin e Spanjës, Felipe VI

Aktuale

Presidenti Thaçi takon Mbretin e Spanjës, Felipe VI

Më: 20 maj 2017 Në ora: 13:49
Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar sot me Mbretin e Spanjës Felipe VI

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar sot me Mbretin e Spanjës Felipe VI, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, ku po qëndron me ftesë të Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.

Thaçi gjatë një takimi të shkurtër me Mbretin Felipe diskutoi për promovimin dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe potencialin për zhvillim dhe bashkëpunim.

Thaçi po ashtu ka falënderuar Spanjën për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në kuadër të KFOR-it, në sigurimin e paqes dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat