Veseli: Të rinjtë e Kosovës sërish fantastikë në inovacion

Aktuale

Veseli: Të rinjtë e Kosovës sërish fantastikë në inovacion

Më: 20 maj 2017 Në ora: 18:00
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përshëndetur suksesin e shkencëtarëve nga Kosova “Heliox” përmes një postimi në Facebook, duke thënë se urgjentisht duhet ndarë fonde për teknologji dhe inovacion.

Ja, postimi i plotë:

Shkencëtarët e rinj nga Kosova, “Heliox”, nga më shumë se 200 shtete dhe 25,000 garues, me sfidën e tyre të quajtur “You are my Sunshine”, projekt ky i dalë nga Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK), kanë hyrë në TOP 3 projektet favorite nga mbarë bota për çmimin “People’s Choice” të NASA Space Apps.

Grupi “Heliox” është nominuar edhe për vlerësim të drejtpërdrejtë nga juria e NASA-s.

Projekti i të rinjve kosovarë ka për qëllim që t’i ndihmojë njerëzit që të kuptohet energjia solare dhe krijimi i një mjeti kontrollues të energjisë solare.

E përsëris, urgjentisht duhet ndarë fonde për teknologji dhe inovacion.

Ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve për votën tuaj për shkencëtarët tanë të rinj në faqen e mëposhtme.

Image

https://2017.spaceappschallenge.org/vote?q=Heliox

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat