“Nuk mund t’i besosh Hashim Thaçit, ai as numrin e telefonit nuk ta jep”

Aktuale

“Nuk mund t’i besosh Hashim Thaçit, ai as numrin e telefonit nuk ta jep”

Më: 21 maj 2017 Në ora: 21:37
Hashim Thaçi - Arber Xhaferi

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur pjesa e dytë e dokumentarit “Një mendje e bukur”. Ky dokumentar i kushtohet Arbën Xhaferit, një prej shqiptarëve më të shquar të historisë sonë. Dokumentari është një profil politik dhe njerëzor për këtë mendje të ndritur.

Në pjesën e dytë të këtij dokumentari Zona Express është fokusuar në aktivitetin politik të Arbën Xhaferit në Maqedoni, përfshirjen e tij në Luftën e Kosovës, në atë të vitit 2001 në Maqedoni dhe në momentet e fundit të jetës së tij.

Arbën Xhaferi ishte shumë i afërt me liderët e rinj të UÇK-së, shpesh duke iu dhënë këshilla ose duke iu aranzhuar takime me zyrtarë të ndryshëm.

Kur Millosheviqi ishte dorëzuar, Xhaferi ishte futur bashkë me Hashim Thaçin në Kosovë me një helikopter të NATO-s. Ata kishin zbritur në Shtabin e UÇK-së në malet e Drenicës për të negociuar çarmatosjen e shqiptarëve.

Por miqësia e Xhaferit me Thaçin dhe të tjerët nuk do të zgjaste shumë. E për t’i mësuar arsyet interesante, shikoni videon më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat