Kërkohet drejtësi për viktimat e krimit

Aktuale

Kërkohet drejtësi për viktimat e krimit

Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:11
Greg Delawie dhe Dhurata Hoxha

Programi i Kompensimit të Viktimave të Krimit mundëson kompensimin financiar të viktimave të krimeve të dhunshme për disa dëmtime që kanë rezultuar nga vepra penale.

Kështu u tha sot gjatë lansimit të “Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”, aktivitet ky i organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Komisioni i Kompensimit të Viktimave të Krimit shqyrton kërkesat për kompensim dhe merr vendime duke respektuar nevojat dhe të drejtat e viktimave të krimit.

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha tha se të gjitha viktimat e krimit të cilët kanë mbaruar procesin gjyqësor mund të aplikojnë në komisionin e kompensimit të viktimave të krimit për kompensim.

Sipas saj, pas dy vitesh që kur ka nisë ky proces të bëhet ligj po jetësohet sot për këtë kategori të caktuar.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie tha se një prej çështje me rëndësi për Kosovën dhe sistemin e drejtësisë është ky program, sepse është një hap më tej drejtësia në Kosovë.

 Sipas tij kompensimi i viktimave të krimit është i domosdoshëm sepse parandalon edhe krimin e organizuar.

Duke i nxitur krerët e organeve të drejtësisë për implementimin  e këtij program, Delawie tha se ky program nga ky vit duhet të futet edhe me buxhet.

Nehat Idrizi kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se lansimi i programit për kompensim e kategorisë së cenueshme të shoqërisë është me rëndësi dhe KGJK do të jetë kontribut dhënës për këtë kategori.

Edhe Aleksandër Lumezi tha se të drejtat e viktimave të krimit janë të garantuara me Kushtetutë.

Nesrin Lushta kryesuese e Komisionit për Kompensim tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e punës ku për këtë kategori Qeveria për sivjet ka ndarë 100 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat