Mustafa: Përmbyllëm listën për deputetë, kemi mbledhur ajkën e mendjes intelektuale

Aktuale

Mustafa: Përmbyllëm listën për deputetë, kemi mbledhur ajkën e mendjes intelektuale

Nga: Bota sot Më: 23 maj 2017 Në ora: 08:10
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se kanë përmbyllur listën e kadidatëve për deputetë, listë kjo e cila do të bëhet publike nga KQZ-ja.

Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se koaliconi i tyre ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale si dhe të zotësive zhvillimore, biznesore e menagjeriale.

Sipas Mustafës, LDK, AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, kanë integritet personal e familjar për t’i ofruar Kosovës, ç’kapjen përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane.

Ai shton se ata nuk do të ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm, premtime e afate të kota.

Postimi i plotë:

Të nderuar qyterarë, 
Përmbyllëm listën për deputetë e cila do të bëhet publike nga KQZ-ja. 
Koalicioni për të ardhmen, i kryesuar nga LDK ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale, si dhe të zotësive zhvillimore, biznesore e menagjeriale nga LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe shoqëria civile.
Njerëzit tanë kanë integritet personal e familjar për ti ofruar zhvillim Kosovës, ç'kapje përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane. 
Nuk ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm, premtime e afate të kota!
Gra e burra, të rinj e të reja që kanë marrë besimin e këtyre subjekteve politike, kanë respektin e plotë të qytetarëve. 
Unike dhe e pandarë për interesat madhore të Kosovës, lista kryesohet nga kandidati për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. E ka përkrahjen time të plotë, si Kryetar i LDK-së.
IM

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat