Thaçi, i tronditur me sulmin në Manchester

Aktuale

Thaçi, i tronditur me sulmin në Manchester

Më: 23 maj 2017 Në ora: 08:59
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i tronditur me sulmin e mbrëmshëm të ndodhur në Manchester gjatë një koncerti të Ariana Grandes.

“I tronditur me sulmin në Manchester. I tmerrshëm dhe i drejtuar kah pjesa më e cenueshme e shoqërisë. Kosova është me Qeverinë dhe popullin britanik”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në gjuhën angleze në Twitter.

Në këtë sulm, sipas deklaratave të fundit të Policisë britanike, kanë mbetur të vdekur së paku 22 persona, ndërsa të lënduar janë rreth 60 të tjerë.

Në mesin e të viktimave ka edhe fëmijë.

Ka shkuar në 22 bilanci i viktimave nga shpërthimi në Manchestër ku mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa raportohet edhe për 59 të plagosur. 

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në orën 22:35 të së hënës pas një koncerti pop nga këngëtarja amerikane Ariana Grande.

Autoritetet britanike thanë se janë duke e trajtuar këtë rast si “incident terrorist”.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se autoritetet janë duke punuar për të kuptuar detajet e kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat