Bulliqi flet për lënien jashtë listës zgjedhore të LDK-së

Aktuale

Bulliqi flet për lënien jashtë listës zgjedhore të LDK-së

Nga: G.B Më: 23 maj 2017 Në ora: 16:51
Shpejtim Bulliqi

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nuk është në listën zgjedhore të kësaj partie, për kandidat për deputet në zgjedhet e 11 qershorit.

Pas publikimit të listave, Bulliqi ka thënë se sot e ka parë listën e publikuar, por për shkak të qëndrimeve të tij, thotë se e ka ditur se nuk do të jetë pjesë e listës, përcjell Bota sot.

Përmes një përshkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Bulliqi ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të mosvotimit të Thaçit president dhe qëndrimit të tij ndaj demarkacionit.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Unë sot po e shoh listën e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit. Unë e kam njoftuar opinionin publik se nuk do të jem në listën e LDK-së për faktin se kryetari i degës së LDK-së të cilës i përkas në bashkëveprim me kryesinë e LDK-së u përkujdesen të me largojnë nga lista. 
Fatkeqësisht ata nuk u ndalën vetëm me mua, por larguan edhe kolegë tjerë shumë të respektuar nga elektorati i LDK-së. 
Motivi i këtyre largimeve është i ulët, ata që na larguan mua dhe kolegët kryesisht e bën si duket nga frika dhe respekti që ne gëzonim përditë e me tepër te elektorati i LDK-se e i cili respekt u forcua për shkak të qëndrimeve tona rreth disa çështjeve që ishin aktuale gjatë mandatit që lamë pas. 
Largimi është bëre selektiv, pasi që nuk ishim pak kolegë që i kundershtuam disa çështje jetike për vendin dhe integritetin e tij. Me vie shumë keq për të gjithë anëtarësinë e LDK-së që janë zhgënjyer më këtë politikë fyese e linquese ndaj atyre që përkrahën vendimet e tyre lidhur me mos votimin e Thaqit për president vendi dhe cenimin e integritetit të shtetit tonë-demarkacionin. Njerëzit e këtij vendi kanë dhënë shumë me tepër se ne-jetën, ndersa ne e sakrifikuam një karrig deputeti që mund të jetë gjeja me e vogël.
Dua te ju bej me dije që gjate kësaj faze kam pasur oferta nga disa subjektet opozitare për tu futur në listat e tyre, mirpo që me gjithë respektin që kam për to i kam refuzuar sepse qëndrimet politike që i kam mbajtur gjatë mandatit i kam bëre sepse kam besuar në to e jo për të rifituar edhe një mandat. Më herët jam shprehur se jam i gatshëm të paguaj çmimin për kauzat në të cilat kam qenë i angazhuar.
Për përbërjen e listës nuk kam çka të shtoj, pos që i bëj apel elektoratit të LDK-së por edhe subjekeve tjera që ti votojnë vetëm ata që e meritojnë, ti mbrojnë me dinjitet kërkesat e tyre e të mos u japin votat njerëzve servil të cilët edhe njëherë treguan se mbi të gjitha e kane interesin e tyre personal.
Sh. B./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat