Edhe Rexhep Selimi i Vetëvendosjes në fushatë me Ramush Haradinajn

Aktuale

Edhe Rexhep Selimi i Vetëvendosjes në fushatë me Ramush Haradinajn

Më: 23 maj 2017 Në ora: 18:38
Rexhep Selimi se bashku me Ramush Haradinajn në Junik

Partitë politike edhe pse ende jo zyrtarisht, kanë filluar fushatën elektorale. E tillë mund të konsiderohet edhe vizita e sotme e kandidatit për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj dhe bashkëpartiakëve të tij në Teqën Halvetije-Xhaferije të Shejh Osmanit të Parë.Ajo çfarë e bën të veçantë këtë vizitë, është prezenca e Rexhep Selimit, kandidat i Vetëvendosjes për deputet, i cili shihet krahëpërkrahë me Haradinajn e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Se kjo vizitë mund të konsiderohet pjesë e fushatës, e dëshmojnë edhe postimet në rrjetet sociale, të bëra nga faqe të AAK’së në Facebook.

“Sot bashkë me Kryeministrin e Ri, R Haradinaj, kolegë të AAK-së dhe bashkëqytetarë në vizitë, Shejh Osman Shehut, në nderim të 105 vjetorit të themelimit të Teqës Halvetije-Xhaferije të Shejh Osmanit të Parë dhe Kujtimit të Shejh Xhafer Shehut!”, thuhet në postimin e bërë nga Aleanca e Gruas së AAK’së, e edhe nga kryetari i Junikut, nga AAK, Agron Kuçi.

Megjithatë, duhet theksuar, se Rexhep Selimi, dikur pjesë e strukturave të AAK’së, e tani pjesë e Vetëvendosjes, vazhdon të ruaj miqësi me Ramush e Daut Haradinajn, lidhje e tyre e krijuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

.Selimi kishte braktisur AAK’në, në kohën ku kjo e fundit kishte pranuar të hyjë në koalicion me LDK’në e Ibrahim Rugovës. Selimi, një nga ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, u raportua se ishte ndër të paktët që kategorikisht ishte kundër, këto ditë kur diskutohej për një koalicion të mundshëm me LDK’në e Isa Mustafës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat