KQZ çertifikoi partitë dhe listat e kandidatëve

Aktuale

KQZ çertifikoi partitë dhe listat e kandidatëve

Më: 23 maj 2017 Në ora: 21:52
Mbledhja e KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, lidhur me përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor.

Nëpërmjet një njoftimi, KQZ ka bërë të ditur se në pikën e rendit të ditës, ku ishte paraparë Certifikimi i Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve të Subjekteve Politike shqiptare, si në vijim:

LDK, AKR – 110 kandidatë

PDK; AAK; NISMA; PD; LB; PSHDK; PK; PLK; ADK; REK; PB; PSD; BKK – 110 kandidatë

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 110 kandidatë

FJALA – 110 kandidatë

PARTIA DEMOKRATIKE E UNITETIT – 47 kandidatë

Ndërsa, lidhur me Subjektet Politike nga komunitetet pakicë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në këtë mbledhje që të bëjë vetëm Certifikimin e Subjekteve Politike, ndërsa Kandidatët e tyre të certifikohen më së largu ditën e nesërme (e mërkurë), pasi institucionet përkatëse të verifikojnë përkatësinë etnike të disa prej kandidatëve të tyre, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi bëri të ditur se është duke u vazhduar me përgatitjet lidhur me organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duke folur për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve nga jashtë vendit, e cila është përmbyllur me datë 22 maj, Halimi bëri të ditur se numri i aplikacioneve për regjistrim është 11 mijë e 818 aplikacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat