Haxhiu: Ramush Haradinaj nuk ka guxim, por vetëm ambicie të sëmura për tu bërë kryeministër

Aktuale

Haxhiu: Ramush Haradinaj nuk ka guxim, por vetëm ambicie të sëmura për tu bërë kryeministër

Nga: P.R Më: 24 maj 2017 Në ora: 07:01
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas tërheqjes së Ramush Haradinajt nga debati me Avdullah Hotin e Albin Kurtin.

Sipas Haxhiut, ikja e Haradinajt tregon më së miri se ai ka vetëm ambicie të sëmura për tu bërë kryeministër.

“Ikja nga ballafaqimi medial, tregon më së miri se pretendenti për kryeminister nga radhet e PDK, nuk ka as program, as guxim dhe as dije për tu përball me Albinin. Në fakt ka vetem ambicie të sëmura për tu bërë kryeministër! Tash merreni me mend çfarë kandidati! PS. me qef e pritsha atë debat :):)”, ka shkruar Haxhiu, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat