Aktivisti i Vetëvendosjes diplomon nga arresti shtëpiak

Aktuale

Aktivisti i Vetëvendosjes diplomon nga arresti shtëpiak

Më: 24 maj 2017 Në ora: 16:12
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për deputet, Atdhe Arifi

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për deputet, Atdhe Arifi, i cili po mbahet në arrest shtëpiak me akuzat për terrorizëm, ka diplomuar sot.

Arifi ka diplomuar në fakultetin e Psikologjisë.

Në mesin e të pranishmëve në diplomimin e tij ka qenë edhe kandidati për kryeministër i këtij subjekti politik, Albin Kurti.

Arifi së bashku me aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Frashër Krasniqi, akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës gjatë muajit gusht të vitit të shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat