Supremja cakton seancë për Selimin, Lushtakun e Demakun

Aktuale

Supremja cakton seancë për Selimin, Lushtakun e Demakun

Nga: BOTA SOT Më: 24 maj 2017 Në ora: 17:06
Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi

Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar seancë gjyqësore për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun e Jahir Demakun.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Gashi ka thënë se Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar seancë të kolegjit për datën 20 qershor 2017, për të vendosur lidhur me ankesat e avokatëve.

“Sa i përket Gjeneral Sylejman Selimit rasti ka të bëjë me një pikë të aktakuzës në të ashtuquajturin ”Drenica I” për të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur të pafajshëm, ndërsa me ankesë të Prokurorit të Eulex-it Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë e ka shpallur fajtor”, ka shkruar Gashi.

Ai ka thënë se shpreson që drejtësia do të fitojë dhe klienti i tij dhe të tjerët do të shpallen përsëri të pafajshëm./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat