Hoti: Do ua prezantojmë qytetarëve ofertën e koalicionit të djathtë

Aktuale

Hoti: Do ua prezantojmë qytetarëve ofertën e koalicionit të djathtë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:03
Takimi i Hotit me Kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë mbajtur një takim, ku është biseduar për procesin e mbarëvajtjes së fushatës dhe përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kandidati i koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti tha se ishte një takim pune i kryetarëve të degëve të LDK-së dhe shtoi se janë dakorduar për orarin e aktiviteteve për fushatën zgjedhore.

Gjithashtu, ai tha se do të kontaktojë me të gjithë qytetarët për të ju treguar ofertën e koalicionit të qendrës së djathtë.

Hoti: Do të kontaktojmë me të gjithë qytetarët e Kosovës

“Ka qenë një takim pune i kryetarëve të degëve gjithandej në Kosovë, jemi dakorduar për orarin e aktiviteteve për para se të hyjmë në fushatë. Ju keni parë, unë personalisht me një ekip jam në teren çdo ditë, përpara se të fillojë fushata, unë do të bisedoj me biznese, me bujq, me pensionistë, me studentë, me rini, me gra, me të gjithë për të shpalos programin e LDK-së. Sot u dakorduam me të gjitha degët për aktivitetet që do t’i kemi në teren gjatë kësaj periudhe edhe gjatë kohës së fushatës zyrtare. Ne do të kontaktojmë me të gjithë qytetarët e Kosovës, për të treguar ofertën tonë të koalicionit të qendrës së djathtë”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se ishte një takim i rregullt i kryesisë dhe i shtabit të LDK-së me kryetarët e degëve, ku janë biseduar për pjesën e punëve dhe detyrave që i kanë si strukturë e LDK-së, deri në fillimin e fushatës.

Veliu: Ishte një takim i rregullt i kryesisë

“Ishte një takim i rregullt i kryesisë dhe i Shtabit të Lidhjes Demokratike me kryetarët e degëve, në të cilin takim biseduam për pjesën e punëve dhe detyrave që i kemi ne si struktura të Lidhjes Demokratike deri në fillimin zyrtarë të fushatës, që lidhen me afate ligjore të ndryshme. Por, edhe me aktivitete të strukturave, të cilat janë të karakterit mobilizues dhe sensibilizues  të votuesve, zgjedhësve në këtë rast. Dhe po ashtu diskutuam edhe për pjesën tjetër, prej fillimit zyrtar të fushatës, e deri në përfundimin e saj, për oraret e aktiviteteve dhe detyrat që do t’i kemi në teren”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat