“Krahu i luftës”, Gecaj tregon çfarë i kishte thënë Ahmet Krasniqi

Aktuale

“Krahu i luftës”, Gecaj tregon çfarë i kishte thënë Ahmet Krasniqi

Nga: G.B Më: 25 maj 2017 Në ora: 09:22
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, këshilltari I kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se ‘krahu i luftës’ që po thirret në vlerat e luftës dhe të UÇK-së po identitfikohet vetë si i tillë, pasi nuk ka ekzistuar subjekt politik në kohën ku kur UÇK ka bërë luftën e saj, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se çka i kishte thënë kolonel Ahmet Krasniqi.

“Ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, më kishte thënë njëherë se ata që me zemër e bëjnë luftën nuk kanë ideologji e as parti, por vetëm dedikim e përkushtim për popull e për vatan”, shkruan Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

KRAHU QË KA DËMTUAR VLERAT E LUFTËS

UÇK nuk e ka vulën e asnjë subjekti të partive politike të cilat sot bashkë dhe padenjësisht mundohen të përfitojnë nga ky identitet duke u vetemëruar “krahu i luftës”. Nuk ka ekzistuar asnjë subjekt politik nga ato që sot garojnë në zgjedhje, në kohën kur UÇK ka bërë luftën e saj. Ka shumë njerëz që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, dhe nuk e kanë bërë këtë për asnjë parti politike, dhe asnjë parti nuk e ka të drejtën ekskluzive të thirret në këto vlera, posaçërisht jo kur manipulohet me to. Assesi. Atyre që e kanë këtë pretendim duhet t’u përkujtohet se mu tek këta të cilët thirren në këtë krah sot ka anti-vlera, e që në forma më të ndryshme dhe për kohë të gjatë kanë ditur të dëmtojnë shumë ato vlera të luftës dhe shtetndërtimin. UÇK është vlerë dhe histori që më së miri mbrohet me shtetndërtim institucionalist – kjo është ajo që i mungon këtij krahu, e i cili ka dëshmuar për kohë të gjatë se ka pësuar atrofi. Ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, më kishte thënë njëherë se ata që me zemër e bëjnë luftën nuk kanë ideologji e as parti, por vetëm dedikim e përkushtim për popull e për vatan./BS/

Image
Ahmet Krasniqi së bashku me Bajram Gecajn dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat