Shënohet Dita Botërore e Metrologjisë

Aktuale

Shënohet Dita Botërore e Metrologjisë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 13:25
Konferenca e Agjencionit të Metrologjisë së Kosovës e mbajtur në Ditën Botërore të Metrologjisë

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AKM) në bazë të Ligjit për Metrologji si dhe për punimet nga metalet e çmuara, kryen aktivitete metrologjike të cilat janë në shërbim të bizneseve, institucioneve shtetërore si dhe në shërbim të personave fizik. Kështu u vlerësua në konferencën e Agjencionit të Metrologjisë së Kosovës të mbajtur në Ditën Botërore të Metrologjisë.

Drejtori i Përgjithshëmi i AMK-së, Afrim Namani, tha se Agjencia e Metrologjisë e Kosovës bashkëpunon me të gjitha institucionet rajonale të metrologjisë si dhe tregoi se ky agjencion tashmë është pjesë e dy organizatave ndërkombëtare të metrologjisë.

Namani: Agjencia e Kosovës bashkëpunon me të gjitha institucionet rajonale të metrologjisë

 “Agjencia e Metrologjisë e Kosovës ka bashkëpunim me të gjitha dikasteret infrastrukturës së cilësisë si doganat, bizneset, etj. Në sferën ndërkombëtare Agjencia e Kosovës bashkëpunon me të gjitha institucionet rajonale të metrologjisë. Që nga viti 2010 Agjencia e Metrologjisë të Kosovës është anëtar ndërlidhës I Shoqatës Evropiane të Instituteve Nacionale të Metrologjisë ku vazhdimisht merr pjesë në projekte të ndër krahasime akademike, kurse në vitin 2016 u bë anëtar i asociuar i organizatës për bashkëpunim evropian për metrologji ligjore”, tha ai.

Ndërkaq shtoi se përgjatë këtyre viteve kanë pasur vazhdimisht mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Namani: E kemi mbështetjen e BE-së

 “Gjatë këtyre viteve vazhdimisht Bashkimi Evropian vazhdimisht ka mbështetur Agjencinë e Metrologjisë të Kosovës përmes projekteve në ngritjen e kapaciteteve si në furnizim me pajisje poashtu edhe në anën profesionale përmes trajnimeve siç ishte projekti i fundit “Lëvizja e lirë e mallrave”, u shpreh ai.

Më tej u theksua fakti se Kosova për të qenë një vend i suksesshëm në tregtinë ndërkombëtare brenda kuadrit të OBT-së dhe BE-së, ka nevojë që të ketë një sistem metrologjie, konform standardeve të BE-së dhe  të njohur në nivel ndërkombëtar.

Përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Kosovë, Corine Delie tha se Dita Botërore e Metrologjisë duhet të shfrytëzohet si një mundësi shumë e mirë për të promovuar metrologjinë në Kosovë duke vënë në theks të veçantë bizneset.

Delie: Qeveria ka rol kyç në  ngritjen e cilësisë së infrastrukturës

 “Dita Botërore e Metrologjisë është një rast për ndërgjegjësimin dhe promovimin e rëndësisë së metrologjisë në Kosovë sidomos për bizneset. Metrologjia është gjiththemelore për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi si dhe është jetike për jetën të cilën e bëjmë. Duke harmonizuar legjislacionin vendor me kërkesat e BE-së, biznesi apo komunitetet e bizneseve të Kosovës do të përfitojnë mundësinë nga tregu i vetëm apo i përbashkët I BE-së me 500 milionë konsumatorë për produktet e tyre që do t’i plasojnë atje. Natyrisht Qeveria e Kosovës ka një rol kyq për të luajtur në ngritjen e cilësisë kombëtare të infrastrukturës dhe institutit si dhe të lehtësojë dhe mundësoj harmonizimin ndërkombëtarë”, u shpreh ajo.

Ajo më tej tha se do të vazhdojnë të ndihmojnë AMK-në me asistencë teknike e cila do të vazhdojë edhe për tri vite të tjera, duke filluar qysh nga fundi I këtij viti.

Hulumtimin për të arriturat dhe aktivitetet e AKM-së e prezantoi Agron Shurdhani, udhëheqës i Drejtoratit për Metrologjisë Shkencore.

Ai tha se hulumtimi ka të bëjë me sistemin e metrologjisë në tërësi duke përfshirë metrologjinë ligjore që nënkupton verifikimin e instrumenteve matëse që janë në qarkullim publik si dhe metrologjinë skicore, respektivisht ngritjen e sistemit të hetuesisë në laboratoret që janë në Kosovë.

Shurdhani tha se misioni i Agjencisë së Metrologjisë në Kosovë është krijimi dhe menaxhimi i sistemit shtetëror të metrologjisë në Kosovë.

Shurdhani: Misioni i saj është krijimi dhe menaxhimi i sistemit shtetëror të metrologjisë

 “Misioni i saj është krijimi dhe menaxhimi i sistemit shtetëror të metrologjisë në Kosovë duke përfshirë metrologjinë shkencore industriale, metrologjinë ligjore dhe mbikëqyrjen metrologjike që shpresojmë se me projektligjin e ri do të krijohet ky sektorë”, tha ai.

Isa Elshani, udhëheqës i Drejtoratit të Metrologjisë Ligjore tha se që nga viti 2016-të janë hartuar dhe përgatitur një sërë dokumentesh dhe rregulloresh të cilat do të ndihmojnë në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së.

Krejt në fund, Sefer Avdiaj, profesor në departamentin e Fizikës në UP tha se në vitin 2018 do të bëhet ridefinimi i katër njësive themelore të sistemit ndërkombëtare të njësive. Janë kilogrami, moli, amperi dhe kelvini njësitë që do të ridefinohen vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat