Mustafa: Koalicioni i qendrës së djathtë do të dal fituese më 11 qershor

Aktuale

Mustafa: Koalicioni i qendrës së djathtë do të dal fituese më 11 qershor

Më: 25 maj 2017 Në ora: 17:57
LDK-AKR-Alternativa

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot pasdite në Prishtinë ka prezantuar zyrtarisht kandidatët për deputetë për Kuvendin e Kosovës nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se LDK-AKR-Alternativa është koalicioni i cili lufton korrupsionin dhe punon për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Mustafa tha se gjatë javëve ne vijim, përkatësisht gjatë këtyre dy javësh do të bëhet përpjekje maksimale që të pasqyrohet me prezantim para anëtarësisë së LDK-së, para qytetarëve programin qeverisës që pasqyron të gjitha vlerat që ka ky koalicion, duke kërkuar besimin e tyre.

Ai shpreson shumë se këtë besim LDK do ta merr më 11 qershor dhe pastaj LDK ta merr përgjegjësinë në mënyrë që me përkushtim të plotë ky koalicion të qeverisë me vendin dhe të tregohet se si mund të qeveriset mirë në një vend që ka dal nga tranzicioni dhe të jetë shembull i zhvillimit ekonomik, i proceseve shumë pozitive që tani veç janë trashëguar.

LDK, sipas tij, ka shembull për luftë kundër krimit dhe kundër korrupsionit, shembull i zhvillimit të shëndosh të arsimit cilësor dhe të shëndetësisë, në të cilin duhet bërë edhe më tutje reforma, duke realizuar detyrimet të cilat i ka Kosova në agjendën evropiane. 

Mustafa: Është një koalicion që ofron zhvillim për Kosovën

“Planifikojmë të kemi një komunikim të punës me ju, në mënyrë që në ditët në vijim të kemi një qasje të përbashkët, unike, punuese dhe t’ju sqarojmë qytetarëve të Kosovës se çfarë ofron ky koalicion, i cili mendoj se është një koalicion që ofron zhvillim për Kosovën, prosperitet për Kosovën, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ofron rrugën evropiane dhe perspektivën evropiane të Kosovës”, theksoi Mustafa.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka lavdëruar listën me kandidatë për deputetë nga radhët e këtij koalicioni, duke thënë se ata do ta kërkojnë votën e qytetarëve derë më derë.

Ai tha se është ndiejnë e veçantë për të, që ka marr besimin e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit për t’i prirë një liste të jashtëzakonshme të kandidatëve për deputetë. Hoti tha se programi i LDK-së është i thjesht për zhvillim ekonomik, punësim, të ardhura, jetë dinjitoze, rend dhe ligj. Po ashtu edhe ai tha se luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe ndërmarrja e të gjitha obligimeve që ka Kosova si shtet i ri, që sa më parë të integrohet në Evropë dhe në NATO, që mbetët preambula dhe orientimi kryesor i LDK-së.

Hoti: Kemi finalizuar programin tonë qeverisës

“Ne me një grup të kufizuar kemi analizuar strukturën  e kandidatëve tanë edhe për nga mosha dhe për nga profilet arsimor dhe për nga shpërndarja për regjione. Është lista më e mirë që mund t’i ofrohet qytetarëve të Kosovës. Është një koalicion i natyrshëm për nga këndvështrimi se si ne mendojmë t’i zgjedhim problemet ekonomike dhe sociale që i ka vendi. Luftën e pa kompromis e kemi treguar gjatë kësaj periudhe kundër korrupsionit, kundër dukurive negative. Agjenda shumë e fuqishme ekonomike ka bërë që sot ku do që gjatë ditëve të fundit nëpër Kosovë po i prezantojmë, po priten jashtëzakonisht mirë. Unë jam me plotë besim, po punojmë bashkë, ne kemi finalizuar programin tonë qeverisës me gjithë partnerët e koalicionit, së shpejti do të jetë në duart e juaja dhe do të flasim si një orkestër komplet dhe e harmonizuar, ku do që ju prezantojmë qytetarëve”, theksoi Hoti.

Edhe Agim Bahtiri nga AKR, tha se lista e koalicionit është me kandidatë të pastër, të pa akuzuar dhe shtoi se me plot entuziazëm e ka pranuar këtë koalicion dhe shpreson që së bashku t’ia dalin në të mirën e të gjithë qytetarëve.

Bahtiri: Jemi një listë pa kandidatë të dënuar dhe me duar të pastra

“Është kënaqësi e veçantë që në listën tonë, të cilën e kemi përpiluar së bashku si koalicion, që asnjë kandidatë nuk është këtu i dënuar për korrupsion. Një listë e pastër me duar të pastra si me Zotin, ashtu edhe me njerizimin. Ne dëshirojmë që edhe në të ardhmen kjo të vazhdon më tutje dhe unë kam shumë besim se jemi më të mirët, për arsye se kemi kombinuar edhe njerëzit e diturisë, shkencës, kulturës por edhe të biznesit, të cilët dinë të krijojnë vende pune dhe zhvillim ekonomik”, theksoi Bahtiri.

Ndërsa Ilir Deda nga Alternativa tha se koalicioni LDK-AKR- Alternativa, është koalicion i vendosmërisë për shtet-ndërtim dhe zhvillim.

Deda: Është koalicion i vendosmërisë dhe konceptit të përbashkët për fuqizim të shtetit tonë

“Është koalicion i vendosmërisë dhe konceptit të përbashkët për fuqizim të shtetit tonë, zhvillim ekonomik në aspekt të jashtëm dhe të brendshëm. Kjo listë e madhe gjithë përfshirëse demokratike e Kosovës, do të jetë lista e cila do t’i fiton zgjedhjet më 11 qershor. Kam ndër që jemi bashkë në këtë rrugëtim, na pret punë jashtëzakonisht e madhe përpara”, theksoi Deda.

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi që është në koalicion, Sylejman Çerkezi tha se është me rëndësi që kryetari Mustafa u tërhoq nga kandidatura për deputet, gjë të cilën e quajti akt burrëror, ndërsa shprehu bindjen se në zgjedhjet e 11 qershorit do të dalin fitues.

Çerkezi: Natyrshëm jemi bashke

“Të thjeshtësia, natyrshmëria, gjërat e thjeshta të këtij koalicioni dhe gjërat e thjeshta janë të bukura, dhe e bukura është e natyrshme. Dhe natyrshmërinë e do e edhe Zoti. Andaj, ne natyrshëm jemi bashkë, natyrshëm do të punojmë, jemi të bindur se edhe ndihmën e Zotit do ta kemi së bashku”, tha Çerkezi.

Drejtuesit e koalicionit LDK-AKR-Alternativa të bindur në fitore

Kandidatët për deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, janë shprehur të bindur se do të fitojnë shumicën në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se lista e koalicionit është e fitores, në të cilën ka profesionistë dhe kandidatë të dëshmuar në fushat që ata punojnë.

Kreu i LDK-së ka thënë se nga lista e kandidatëve për deputetë nuk është përjashtuar askush, por numri ka qenë i kufizuar dhe nuk ka pas mundësi që të përfshihen të gjithë në listë.

Image

Mustafa ka thënë se janë dakorduar me partnerët e koalicionit për një program të fitores, i cili sjell zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës.

Kandidati për kryeministër i koalicionit, Avdullah Hoti, ka thënë se “kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që më është dhënë rasti historik për t’i prirë një ekipi atdhetar, kompetent dhe përfaqësues në fushatën për t’i bindur qytetarët që më 11 qershor të përcaktohen për Koalicionin tonë, sikur në një referendum për të ardhmen e Kosovës sonë”.

Ai ka thënë se partnerëve të koalicionit i janë bashkuar emra të shquar të shoqërisë kosovare, si kurrë më parë, për t’u dhënë qytetarëve të Kosovës qeverisjen që ata meritojnë.

“Të gjithë së bashku ne ofrojmë qeverisjen që u shërben me nder, i trajton me dinjitet dhe që bashkërisht me qytetarët, ndërton të ardhmen e sigurt të atdheut tonë”, ka thënë Hoti.

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë se si kurrë më parë në historinë e Kosovës janë bashkuar akademikët dhe njerëzit e sprovuar në biznes për fitoren e sigurt më 11 qershor dhe për qeverisjen në të mirë të qytetarëve.

Ilir Deda nga Alternativa ka thënë se ky është një koalicion i vendosmërisë për ta forcuar shtetin tonë. “Kjo listë e madhe gjithëpërfshirëse e demokratike e Kosovës do të jetë lista që do t'i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit. Jam shumë i kënaqur që shumë shpejt jemi dakorduar rreth një programi të matshëm të cilin nuk mund ta kontestojë askush”, ka thënë Deda.

Ai ka shtuar se programi i partnerëve të koalicionit është i vetmi program që mund ta fuqizojë vendin ekonomikisht, ta çrrënjos korrupsionin, krimin e organizuar dhe klientelizimin.

Sylejman Qerkezi nga Lëvizja për Drejtësi ka thënë se kandidatët e këtij koalicioni kanë të gjitha përgatitjet profesionale dhe njerëzore për ta ruajtur dhe zhvilluar shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat