Adem Mikullovci tregon përse iu bashkua Vetëvendosjes

Aktuale

Adem Mikullovci tregon përse iu bashkua Vetëvendosjes

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:32
Adem Mikullovci

Artisti i Kosovës, Adem Mikullovci, ka thënë në Magazinën Zgjedhore se arsye përse iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, është ndjenja e keqe që pushtetet e kaluara ja kanë dhënë.

Mikullovci pohoi se ndjenë apati e frikë, prandaj do që duke u angazhuar në Vetëvendosje ta ndryshojë këtë kurs në të cilin gjendet Kosova.

“Zhgënjimi, neveria, gërditja, frika, më kanë detyruar që të angazhohem politikisht. Prandaj do të mundohem ta japë një kontribut sa do të vogël, një pikë uji në det”.

“Është koha që të angazhohemi të gjithë. 17 vjet nuk lamë gjë pa përdhosur në Kosovë. Shiten krejt çka ishte për shitje. Duhet të vije momenti kur edhe drunjtë dhe gurët nuk durojnë më. Prandaj jam futur në politikë. Kuvendi duhet ta ketë autoritetin që e ka pasur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat