Kryeministri Mustafa: RTK dëshmoi se është kapur totalisht nga PDK-ja

Aktuale

Kryeministri Mustafa: RTK dëshmoi se është kapur totalisht nga PDK-ja

Nga: B.S Më: 26 maj 2017 Në ora: 12:24
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se televizioni public është kapur nga PDK-ja dhe po bën fushatë për këtë parti me paranë publike, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se RTK ka publikuar një sondazh të rrëmë, që sipas tij këto sjellje janë të palejueshme dhe të frikshme në një process zgedhor.

Postimi i tij i plotë:

Televizioni i Kosovës (RTK), mbrëmë në lajmet qendrore dëshmoi se është kapur totalisht nga PDK dhe se me paratë publike po bënë fushatë të veçantë për njerëzit e kësaj partie.
Veç tjerash, transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e një sondazhi të rremë me qëllim të ushtroj ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit.
Si Kryeministër i vendit dhe si Kryetar i LDK-së vlerësoj se veprimet dhe sjelljet e tilla janë të palejueshme për një televizion publik dhe janë të frikshme për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat