Zgjedhjet parlamentare do të mbahen edhe në veri, Daka nuk pret incidente

Aktuale

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen edhe në veri, Daka nuk pret incidente

Më: 26 maj 2017 Në ora: 15:50
Valdete Daka nga KQZ

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në gjithë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.

Kështu tha kryetarja e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Sipas saj, si në vitin 2013 dhe në vitin 2014, KQZ është e gatshme që këto zgjedhje të mbahen dhe veri të Kosovës, përkatësisht në vendet e banuara me shumicë serbe.

“Po zgjedhjet do të mbahen në gjithë territorin e  Kosovës, përfshirë edhe veriun e Kosovës”, ka thënë Daka.

Ndërkaq, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se nuk pritet të ketë incidente në veri të Kosovës, pasi nuk është as në interesin e serbëve.

Sipas tij, interesi i tyre është të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të jenë pengues të proceseve në Kosovë që nuk janë në interes të Serbisë.

Ai gjithashtu tha se deputetët që do ta përfaqësojnë Listën Serbe do ta luajnë rolin e “Kalit të Trojës”.

“Nuk pres që të ketë probleme për shkak të unifikimit të partive politike serbe, të cilat me presion nga Serbia dhe rekomandimin e saj janë detyruar të shkrihen në një listë serbe. Për mbarëvajtjen  e zgjedhjeve pos Policisë së Kosovës do të kujdesen edhe vet strukturat paralele të mos ketë probleme në atë pjesë. Qeveria Serbe është e interesuar ta diktoj komunitetin serb dhe përmes tyre të pengoj institucionet e Kosovës. Deputetët që do të jenë në legjislacionin e ardhshëm do ta luajnë rolin e ‘Kalit të Trojës’”, për të penguar me çdo kusht krijimin e Ushtrisë”, ka thënë Islami.

Ndryshe, në vitin 2013 në zgjedhjet lokale të mbajtura në veri të vendit janë shënuar disa incidente të njëpasnjëshme. Xhandarmëria serbe kishin hyrë me maska nëpër qendra të votimit për të prishur procesin zgjedhor, me ç’rast ishte gjendur dhe një bombë në një qendër votimi, përkatësisht në shkollën teknike në veri të Mitrovicës.

Ndërsa në vitin 2014, zgjedhjet nacionale kishin kaluar pa ndonjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat