Thaçi kritikon sërish BE-në për vizat: Demarkacioni është kusht i padrejtë

Aktuale

Thaçi kritikon sërish BE-në për vizat: Demarkacioni është kusht i padrejtë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 21:25
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka kritikuar Bashkimin Europian për mos liberalizimin e vizave. Thotë se kjo ka ndikuar në rritjen e ndikimit rus në vend dhe rritjen e fundamentalizmit islamik.

Thotë se ky kusht i Bashkimit Europian është i padrejtë për qytetarët e Kosovës që janë më pro europianët

“Kosova i ka kryer detyrat e veta. Demarkacioni është kusht i padrejtë që na e kanë vu. Kosova nuk është trajtu drejtë dhe fer sikurse vendet e tjera të rajonit”, tha Thaçi në emisionin ‘Monitor’.

“Theksoj fuqishëm se vonesa e Bashkimit Europian ka krijuar një vakum i cili është shfrytëzuar nga të tjerët për fat të keq. Edhe prej fundamentalizmit islamik edhe rritjen e nacionalizmit por edne tendencën e rritjes së ndikimit rus’, tha Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat