Haradinaj: Misioni i mbretërisë sonë na bënë më të zot

Aktuale

Haradinaj: Misioni i mbretërisë sonë na bënë më të zot

Më: 27 maj 2017 Në ora: 11:12
Princ Leka II dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Princin Leka II. Ky i fundit tha se gjithmonë do të jenë në shërbim të Kosovës.

Haradinaj tha se misioni i mbretërisë sonë na bënë më të zot për vete edhe në trojet tona.

Haradinaj: Është kënaqësi kur takohen shqipëtarët ndër veti 

“Është kënaqësi kur takohen shqiptarët ndër veti. Për mua ka qenë kënaqësi e nderë me njoftu lartmadhërinë e tij mbretin Leka të shqiptarëve, me pas një afërsi dhe komunikim vërtetë prej vllaznish. Sot këtë traditë e vazhdojmë me mbretin Leka II, është nderë që e kemi në Kosovë, jemi vëllezër shqiptarë kudo që jemi dhe mbretëria shqiptare, misioni i mbretërisë sonë na bënë më të zot për vete edhe në trojet tona por edhe në përfaqësimin tonë”, theksoi ai. 

Kurse, Leka gjatë takimit tha se ndjehet shumë mirë që Haradinaj ka kaluar trazirat dhe problemet që ka pasur me Francën. 

Leka: Gjithmonë do të jemi në shërbim të Kosovës

“Gjithmonë ndjehem shumë mirë në Kosovë dhe dihet që familja mbretërore gjithmonë ka pas afër Kosovën, gjithmonë do të jemi në shërbim të Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar ..Më vjen shumë mirë që keni kaluar ato trazira dhe probleme që keni pas në Francë, jeni kthy popullit të Kosovës” , tha ai.

Image
Princi Leka II

Leka II: Ndihem mirë në Kosovë

Princi Leka II gjatë takimit me Ramush Haradinajn tha se gjithmonë ndihet mirë në Kosovë.

Pas takimit me kreun e AAK-së dhe kandidatin për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj, princi Leka II tha se gjithmonë ndihet mirë në Kosovë.

“Gjithmonë ndihem mirë në Kosovë, e familja mretnore ka qenë e afërt me Kosovën. Gjithmonë do të jemi afër Kosovës”, tha Leka II.

Ai e uroi Haradinajn për lirimin pas arrestimit në Francë në janar të këtij viti.

“Më vjen mirë që keni kalu problemet në Francë e i jeni kthy popullit të Kosovës”, tha Leka II.

Ramush Haradinaj e konsideroi kënaqësi takimin e shqiptarëve mes vete.

“Kënaqësi kur takohen shqiptarët mes veti. Kënaqësi që e kemi lartmadhërinë e tij sot këtu. Institucioni i Mbretnisë na bën më të fuqishëm në trojet tona”, tha Haradinaj.

Princ Leka II arrin në AAK

Princ Leka II ka arritur në Kosovë, më saktësisht në selinë e AAK-së.

Leka II do të takohet me të nominuarin për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat