Pacolli: Interesi i këtij koalicioni është mirëqenia dhe perspektiva e rinisë

Aktuale

Pacolli: Interesi i këtij koalicioni është mirëqenia dhe perspektiva e rinisë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:20
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli së bashku me të gjithë kandidatët e kësaj partie për deputetë kanë zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Vushtrrisë.

I pari i AKR-së, në një bashkëbisedim me qytetarët e Vushtrrisë, tha se arsyeja që ndodhet larg familjes është për shkak të rinisë. Po ashtu, ai i porositi vushtrriasit që të mos e humbin shpresën, por të vazhdojnë të shpresojnë, pasi që do ta ndryshojnë Kosovën në interes të populli.

Pacolli: Kosova do të ndryshojë

“Pse jam larg familjes sigurisht e dini që jeni ju, rinia dhe vazhdoni të shpresoni edhe më tutje, Kosova do të ndryshoj, nuk mund të ecë më kështu përpara, do të ndryshoj, do të ndryshoj në interesin tuaj. Jam i bindur se ne bashkë me ju do ta ndryshojmë, ta bëjmë Kosovën një vend të cilin e donë qytetari i saj, ta bëjmë Kosovën që e donë rinia e saj”, tha ai.

Sa i përket programit të AKR-së, ai tha se është një program me vizion.

Pacolli: Bujqësia ka qenë e udhëhequr me ministra të dobët

“Një program më vizion, është shumë e vërtetë se në vitin 2007, bujqësia ka qenë e udhëhequr me ministra të dobët, të minoriteteve bile, pse, sepse nuk e kanë konsideruar bujqësinë, sot po i bien që është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik këtu në Kosovë. Por, këta flasin, nuk dinë ta bëjnë për arsye se origjinaliteti i programit, origjinaliteti i zhvillimit të bujqësisë ashtu siç duhet ajo të zhvillohet është tek ne”, tha ai.

Sa i përket koalicionit, i pari i AKR-së, tha se garanton që interesi i këtij koalicioni është mirëqenia dhe perspektiva e rinisë.

Pacolli: Të jua kthejmë të drejtën njerëzve

“Unë ju garantoj sot para juve betohem në këtë ditë të shenjtë, ditën e parë të ramazanit se interesi i këtij koalicioni është vetëm mirëqenia e qytetarëve dhe perspektiva e rinisë. Nuk më lidh asnjë interes, mua personalisht nuk më lidh këtu. Edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ose thurjes së asaj marrëveshjes unë kam insistuar tek partnerët e mi se unë vij me ju por vetëm ka kushte nëse punojmë për interesin e qytetarëve, ta ngrisim standardin e qytetarëve, ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve, të ua kthejmë të drejtën njerëzve, të drejtën legjitime dhe ky është synimi ynë”, tha Pacolli.

Ndërsa, Nasuf Aliu, kryetar i Degës së AKR-së në Vushtrri, tha se vendi gjendet në një situatë vetënumëruese për 17 vite me radhë. Po ashtu, ai tha se për 17 vite pushteti nuk mundi ta dëshmojë vetën.

Aliu: Dështuan të na bëjnë krenarë me Kosovën

“Sot vendi jonë gjendet në një situatë vetënumëruese për 17 vite me radhë. Në rast që të gjithë u japim të tjerëve për 17 vite që ta dëshmojë vetën, mirëpo dështuan, dështuan të na bindin se dinë dhe mundën që jetën tonë të na e bëjnë më të mirë, dështuan të na bëjnë krenarë me Kosovën tonë të dashur”, tha ai.

I pari i degës së AKR-së në Vushtrri, tha se është koha që t’i bashkohen AKR-së për një të ardhme më të mirë për Vushtrrinë dhe për të gjithë Kosovën.

Ndërsa, nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, tha se është e vërtetë që nuk dinë të bëjnë politikë për të vjedhur, por dinë të bëjnë politikë për të mirë të qytetarëve.

Bahtiri: Nuk kemi ardhur për të marrë por për të dhënë

“Ne nuk kemi ardhur këtu për të marrë diçka, por jemi ardh për të dhënë të dy ne, ku me të vërtetë e kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, të shkëlqyeshme”, tha ai.

Para qytetarëve të Vushtrrisë, kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, prezantoj edhe të gjithë kandidatët e AKR-së për deputet të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat