Veseli dhe Haradinaj prezantuan planin për zhvillimin ekonomik

Aktuale

Veseli dhe Haradinaj prezantuan planin për zhvillimin ekonomik

Më: 28 maj 2017 Në ora: 10:50
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) -  Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kanë bërë prezantimin e planit ekonomik të koalicionit, duke thënë se mbështetja e bizneseve, zhvillimi i bujqësisë dhe fuqizimi i grave dhe të rinjve janë prioritetet e koalicionit PDK-AAK dhe Nismës për Kosovën, derisa u premtua një rritje e buxhetit prej 8 përqind.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se Kosovës i duhet një fillim i ri për ekonominë dhe se kjo është ajo që do të bëjnë pasi të marrin miratimin e qytetarëve më 11 qershor.

Ai tha se që të kenë fillim të ri për ekonominë duhet një udhëheqës i aftë për të marrë vendime dhe se duhet vizion dhe vendimmarrje, të cilën sipas tij, e ka Ramush Haradinaj.

I pari i PDK-së tha se ekonomia e gjenë veten të ngecur, dhe se premtoj që në fillimin e ri kanë synim që ta dyfishojnë rritjen ekonomike vjetore në 8 përqind. Sipas tij, për të arritur këtë ata kanë vendosur tri prioritete.

Prioriteti i parë sipas tij, është përkrahja dhe mbështetja e biznesve aktuale.

Veseli: Prioriteti i parë i Qeverisë, përkrahja e bizneseve 

“Prioriteti numër një është që qeveria jonë të filloj të përkrahë bizneset tona aktuale të cilat janë në Republikën e Kosovës. Në Kosovë janë aktualisht 60 mijë biznese, 60 mijë ndërmarrës të cilët janë heronjtë e Kosovës dhe krijojnë vende pune, liderët e ekonomisë sonë janë ndërmarrësit e Kosovës e jo as qeveria apo ndonjë ministër. Kjo është ajo pse do ti jepet shumë rëndësi ndërmarrësve tanë. Ne do ti ndihmojmë ata dhe do ti përkrahim ata. Nëse cdo ndërmarrje apo biznes të cilin e kemi vetëm aktual do të shtonte vetëm një të punësuar atëherë do ti kishim në republikën e Kosovës 60 mijë vende të lira të punës. Plani ynë është që të përqendrohemi në rritjen dhe zhvillimin e bizneseve ekzistuese aktuale dhe në krijimin e një mjedisi shumë më të përshtatshëm për të krijuar edhe më shumë biznese që do ti hapnin përspektivë ardhjes së investimeve”, tha ai.

I pari i PDK-së premtoj që në 100 ditët e para të qeverisjes së tyre do të ulin tatimin në të ardhura, mbi fitimin e korporatave nga 10 në 9 përqind.

Ndër premtimet për biznese ishin edhe trefishimi i fondit për garantimin kreditor, trefishimi i fondit për bizneset e vogla. Gjithashtu, ai tha se do t’i thonë mjaft importit dhe do të pesëfishojnë eksportin.

E fusha e dytë prioritare për koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, është bujqësia. I pari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se së bashku me Ramush Haradinaj do të dyfishojnë buxhetin për sektorin e bujqësisë nga 58 milionë në 120 milionë.

Veseli: Bujqësia do të jetë motori i transformimit ekonomik të Kosovës

“Fusha e dytë prioritare do të jetë bujqësia, bujqësia do të jetë motori i transformimit ekonomik të Kosovës i cili do të vazhdojë pastaj edhe me rritjen e kapaciteteve tona industriale. Ne duhet ta mbrojmë dhe ta rrisim atë. Fermerët tanë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për neve dhe nuk do të lejojmë që ata të jetojnë me frikë nga fatkeqësitë të tilla sic kemi pasur edhe këtë vit. Do ta rrisim sektorin e bujqësisë, keni parasysh vetëm aktualisht janë rreth 100 mijë hektarë tokë që janë tërësisht organike dhe mund të prodhojmë produkte organike. Së bashku me kryeministrin Ramush HAradinaj ne do të dyfishojmë buxhetin në sektorin e bujqësisë, do të thotë nga 58 milion në 120 milion, do të rriten grantet dhe subvencionet”, tha ai.

Fuqizimi i grave dhe të rinjve është prioriteti i tretë i këtij koalicioni. Veseli tha se do të mbështesin gratë ndërmarrëse të cilat kanë iniciativa për ndërmarrësi. Ndërsa, për të rinjtë tha se janë e tashmja dhe se do të punojnë për ta dhe me ta.

Ndërsa, Ramush Haradinaj, tha se janë një ekip serioz në punë. Ai tha se prioritetet e tyre janë të qarta dhe se do të punojnë për bizneset që të t’i rrisin dhe të hapin vende të reja të punës.

Haradinaj: Qeveria ime do të punoj për bizneset

“Jemi ekip serioze, jemi serioz në punë edhe sot po e dëshmojmë që synimi ynë në të vërtetë është puna. Prioritetet tona janë të qarta, si kryeministër, qeveria ime do të punoj për bizneset tona që ato të mundet të rriten dhe me hap vende të reja të punës. Do të zhvillojmë sektorin e bujqësisë për të rritur eksportet tona dhe për të hapur vende pune. Qeveria ime do të fuqizoj të rinjtë dhe gratë për të marrë pjesë në ekonominë tonë plotësisht dhe për të krijuar vende të reja të punës. Qëllimi ynë themelorë është vendet e punës,  krijimi i vendeve të punës. Ekonomia jonë ka ngecë viteve të fundit dhe ka munguar vendimmarrja. Me përkrahjen e Kadri Veselit, me përkrahjen e PDK-së, me përkrahjen e atyre që e i besojnë këtij programi, qeveria e ardhshme do të vepron dhe do të arrijë rezultate cdo ditë”, tha Haradinaj.

Sa i përket uljes së importit, Haradinaj tha se duhet të ja fillojnë diku, e ai tha se do të fillojnë me uljen e importeve me Serbinë.

Haradinaj: Ia fillojmë me i ulë importet prej Serbisë

“Edhe ulja e importeve  do të ia nis diku, do ta kemi një target që me i ulë këto importe, është e kuptueshme që ia fillojmë me i ulë importet prej Serbisë, për shkak se shumë prej atyre prodhimeve janë tonat, mund ti prodhojmë edhe janë të kualitetit”, tha ai.

Sipas Veselit e Haradinajt, derisa subjektet tjera kanë vetëm premtime, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka vizionin dhe guximin për të arritur çdo objektivë.

***

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, duke paraqitur planin për zhvillim ekonomik, kanë premtuar një rritje të buxhetit prej 8 përqind, duke thënë se derisa subjektet tjera kanë vetëm premtime, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka vizionin dhe guximin për të arritur çdo objektivë.

Ata gjatë një konference për media kanë thënë se paraqitur prioritetet që kanë për ekonominë.

Veseli tha se Kosovës i duhet një fillim i ri për ekonominë dhe kjo është ajo që do të bëjnë, pasi që qytetarët t’ia japin miratimin më 11 qershor.

“Sot ekonomia jonë e gjenë vetën të ngecur, kjo është arsyeja se pse ne kemi marrë vendim që të kemi rritje 8 përqind. Për të arritur këtë qëllim kemi vendosur 3 pika prioritare. Prioriteti i parë është që qeveria jonë të filloj të mbështetë bizneset aktuale që janë në Kosovë. Do të trefishojmë fondin për garantimin kreditor, do të trefishojmë edhe fondin për bizneset e vogla në mënyrë që ti stimulojmë. Do ti themi mjaft importit, ne blejmë aq shumë gjëra nga jashtë dhe kjo më nuk do të ndodhë, do ta caktojmë një objektiv pesëfishimin e eksportit. E dyta do të jetë bujqësia, bujqësia do të jetë motori i transformimit ekonomik të Kosovës, ne duhet ta mbrojmë dhe ta rrisim atë. Së bashku me kryeministrin do ta dyfishojmë buxhetin për bujqësinë, do të rriten grantet dhe subvencionet”, tha ai.

Veseli shtoi se gratë dhe rinia jonë duhet të mbështeten dhe të jenë prioritet.

“Do të ndihmohen të gjitha gratë në biznes. Të rinjtë janë e tashmja jone dhe ne do të punojmë me ta dhe për ta. Do të rrisim pensione dhe pagat”, tha ai.

Ndërsa, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se janë ekip serioz dhe sot po e dëshmojnë që prioriteti i tyre është puna.

“Do të zhvillojmë bujqësinë për të  rritur eksportin. Qeveria ime do të mbështesë gratë dhe të rinjtë. Ekonomia jonë ka ngecë viteve të fundit, me përkrahjen e Kadri Veselit, Qeveria e ardhshme do të veproj dhe do të arrijë çdo objektivë, do ta zgjidhim problemin e kartonit të gjelbër, do t’i heqim tatimet në fitim, do t’i eliminojmë të gjitha ngarkesat për prodhues, do t’i jetësojmë pushimet tatimore, do t’i rrisim pagat në sektorin publik”, tha ai.

Sa i përket importit, Haradinaj tha se do t’i ulin importet, duke ia filluar me produktet e importit të Serbisë. 

Veseli dhe Haradinaj synojnë rritje ekonomike deri në 8 për qind

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, po mbajnë një konferencë për media në fshatin Pestovë, ku kanë shpalosur edhe programin e Fillimit të Ri për ekonominë.

I pari i PDK-së ka thënë se Kosovës i duhet një Fillim i Ri për ekonominë tonë dhe kjo është pikërisht ajo që do ta bëjnë kur qytetarët t’u japin mandatin më 11 qershor.

“Që ta kemi një Fillim të Ri për ekonominë tonë, na duhet edhe një lidership i aftë për të marrë vendime dhe për të arritur rezultate. Kjo është pikërisht ajo që miku im, Ramush Haradinaj, do ta bëjë këtë si kryeministër”, ka thënë Veseli.

Sot, sipas Veselit, ekonomia jonë ka ngecur dhe ne nuk po e zhvillojmë ekonominë tonë në ritmin e duhur.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi caktuar synim që ta dyfishojmë rritjen tonë vjetore për 8%. Një rritje e tillë do të krijonte vende pune dhe do të bënte që ekonomia jonë të lëvizte më shpejt”, ka thënë Veseli.

Për ta arritur këtë qëllim, Veseli ka thënë se së bashku kanë vendosur tri fusha prioritare në të cilat do të përqendrohet qeveria e tyre për ta nxitur zhvillimin më të shpejtë të ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat