"Gjenerata e ndryshimit do të votojë me zemër"

Aktuale

"Gjenerata e ndryshimit do të votojë me zemër"

Më: 28 maj 2017 Në ora: 17:10
Albin Kurti

Lëvizja VETËVENDOSJE! në tubimin mobilizues me të rejat dhe të rinjtë votues për herë të parë theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të këtyre gjeneratave në zgjedhjet e 11 qershorit.  Folësja e parë Adea Batusha e këtij tubimi, aktivistja që po mbahet në arrest shtëpiak për 9 muaj padrejtësisht, tash kandidate për deputete, foli në tubim përmes një lidhjeje direkt nga banesa e saj. “Ne duam kushte të barabarta në secilën sferë të jetës, dhe kjo është e mundshme me alternativën tonë”, tha Adea. Duke përmendur largimet e të rinjve dhe të rejave nga vendi. Adea u shpresh për domosdoshmërinë e qëndrimit dhe të ballafaqimit me pushtetin. Ajo shprehu bindjen e saj se jeta e dinjitetshme do të jetë e munshme këtu por se ajo nuk mund të realizohet pa angazhimin e të rinjve. Aktivistja Batusha e sulmoi pushtetin duke thënë, “Ne nuk i kemi borxh askujt! Ne na kanë borxh ata të gjithë që e kthyen Kosovën nga ëndrra e prindërve tanë në ferrin e tyre dhe tonin.”

Ndërkaq, asambleisti i komunës së Prishtinës dhe kandidati për deputet Qëndron Kastrati kujtoi angazhimin e tij të parë kolektiv politik si student kundër padrejtësive në Universitet duke thënë, “premtimet tona janë përvoja jonë.” Kështu Lëvizja nga përvoja e saj e angazhimeve, mes tjerash, propozon uljen e moshës së votimit në 16 vjet dhe mundësimin e arsimit të lartë pa pagesë.

Tutje, nënkryetari i Lëvizjes Dardan Sejdiu kujtoi angazhimin e tij të parë politik në protestën studentore të tetorit në 1997, për çlirimin e hapësirave universitare për shqiptarët dhe përkimin e kësaj proteste me luftën për çlirimin e Kosovës. Sejdiu u shpreh se duhet përsëritur ky bashkim i angazhimit të të rinjve për çlirimin e Kosovës, tashmë nga kapja private e shtetit, në zgjedhjet e datës 11 qershor.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha, “rinia ka më së shumti interes për ndryshimet për shkak se rinia është gjithnjë e ndryshme dhe përshkak se rinia do të jetë më së gjati këtej pari”. Kurti ritheksoi karakterin social-demokrat të VETËVENDOSJES! sipas të cilës konkurenca nuk duhet të jetë vlera e vetme në shoqëri, por duhet t’ia shtojnë përkrah edhe vlerën e bashkëpunimit. Më pas, ai foli për ndarjen mes lirisë negative si një liri prej arbitraritetit të një pushteti dhe lirisë pozitive që përmes arsimimit cilësor ia mundëson qytetarëve zgjedhjet e duhura në jetë dhe qëndrimet e menduara mire. Prandaj, kandidati për kryeministër, Albin Kurti premton arsimin e lartë pa pagesë në shërbim të kësaj lirie. Kurti foli gjithashtu për domosdoshmërinë e lidhjes së dijes teorike me atë praktikë, të arsimit me ekonominë, dhe të studentëve me nevojat e vendit. Zoti Kurti përmendi gjithashtu faktin se në Kosovë jetojnë më shumë se gjysëm milioni të rinj që janë nën moshën 16 vjeçare. Për Kurtin qëdemokracia të jetë sa më e vërtetë atëherë pragu i të drejtës së votës duhet ulur në 16 vjet. Në mbyllje, Albin Kurti u bëri thirrje të gjithë të rejave dhe të rinjve të pranishëm që të bëhen vullnetarë në këtë Lëvizje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat