Haradinaj premton krijimin e Fondit për investime në sektorin privat

Aktuale

Haradinaj premton krijimin e Fondit për investime në sektorin privat

Më: 28 maj 2017 Në ora: 21:54
Kandidati për kryeministër Ramush Hradinaj

Kandidati për kryeministër Ramush Hradinaj ka premtuar se me qeverisjen e tij, do të krijohet Fondi për investime për sektorin privat, për bizneset e vogla dhe të mesme.

Sipas Haradinajt, roli i këtyre bizneseve në shtetin tonë është jetik për shkak të rëndësisë që kanë në zhvillimin ekonomik dhe në jetën e përditshme.

“Qeveria ime do t’i përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që ato të mund të rrisin dhe zgjerojnë veprimtarinë e tyre – jo vetëm me fjalë, por me vepra. Pikërisht, për këtë do ta krijojmë Fondin për investime për sektorin privat. Përmes këtij Fondi synojmë punësimin, zhvillimin dhe rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai është zotuar se në rast se bëhet kryeministër i vendit,  do të bëjë edhe rritjen e pagave në sektorin publik për 30%.

“Jemi bërë bashkë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për tu zhvilluar fuqimisht, për të marr vendime të guximshme dhe të ecim përpara drejt e sigurt”, shkruan Haradinaj në fund të postimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat