Arben Gashi nga vendlindja e Ibrahim Rugovës bën thirrje për bashkim për fitoren e LDK'së

Aktuale

Arben Gashi nga vendlindja e Ibrahim Rugovës bën thirrje për bashkim për fitoren e LDK'së

Më: 28 maj 2017 Në ora: 22:28
Arben Gashi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Arben Gashi, ka qëndruar sot në Cercë të Istogut, vendlindje e Ibrahim Rugovës.

Së bashku me bashkëpartiakët Halim Muçolli, Teuta Rugova, Vjosa Osmani, e Anton Quni, Gashi është takuar me përkrahës të LDK'së në Cercë.

Ata janë shoqëruar edhe nga i biri i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova.

Gashi e ka quajtur Cercën, vendlinjen e ish-kreut të LDK'së dhe ish-presidentit të Kosovës, "vend të bashkimit, të urtësisë dhe të fitores".

Para qytetarëve dhe simpatizantëve të LDK's në Cercë, Gashi ka bërë thirrje për bashkimin e forcave brenda dhe jashtë partisë, që LDK të dalë fituese në garen zgjedhore të 11 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat