Veseli: Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë

Aktuale

Veseli: Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 15:49
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, tha sot në Podujevë se ka ardhur koha për fitoren e Fillimit të Ri edhe në Llap.

Veseli theksoi se pas 11 qershorit dëshirojnë që Kosovës t’i hapet një përspektivë e re me zhvillim ekonomik. Kreu i PDK-së ripërsëriti se orientimi kryesor i Fillimit të Ri do ëq jetë tërësisht në zhvillimin ekonomik, në përkrahjen e bizneseve, krijimin e vendeve të punës.

 Derisa theksoi se do të dyfishohet buxheti në bujqësi nga 60 sa është tani në 120 milionë euro. Fuqizimi i grave dhe të rinjve, Veseli shtoi se do të jetë prioritet tjetër i tyre.

Ndërsa tha se nuk mund të ndërtohet e ardhmja pa respektuar pensionistët, të cilëve do t’iu rritet pensioni per 25 përqind por edhe rehabilitimin e tyre pasi sipas tij kanë lënë jetën duke punuar.

 Veseli u ka kërkuar ish luftetarëve që të punojnë me përkushtimin sikurse në luftë por tani në ekonomi dhe zhvillim ekonomik. Veseli shtoi se Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë. Lideri i PDK-së gjatë tubimit në Podujevë tha se Llapi është i vetmi vend që ka heroin e gjallë, Adem Demaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat