“Avdullah Hoti do të befasojë!”

Aktuale

“Avdullah Hoti do të befasojë!”

Më: 29 maj 2017 Në ora: 23:55
Avdullah Hoti

Analisti politik, Ramush Tahiri ka theksuar se kandidati për kryeministër nga radhët e Koalicionit LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti do të befasoj në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai në emisionin “Dialog plus” në RTV Dukagjini tha se ai do të dalë kandidati më i votuar, për shkak se është edhe bartës i Listës.“Në anën tjetër, tek lista PDK- AAK- Nisma nuk është bartës i listës kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, dhe kjo i jep përparësi Avdullah Hotit”, tha ai.

Ai tha se Haradinaj mund të dalë i pari vetëm nëse ka marrëveshje brenda koalicionit PAN që votat t’i jepen të parit dhe të dytit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat