Gecaj i reagon Haradinajt: Faktorët për liberalizimin e vizave nuk mund t’i shtysh me ‘gjoks’

Aktuale

Gecaj i reagon Haradinajt: Faktorët për liberalizimin e vizave nuk mund t’i shtysh me ‘gjoks’

Nga: B.S Më: 30 maj 2017 Në ora: 14:07
Bajram Gecaj

Pas deklaratës së Ramush Haradinajt se pas 90 ditë qeverisje nga ai nëse bëhet kryeministër, qytetarët do të kenë vizat për të lëvizur lirshëm, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është proces që ndodh brenda disa ditëve, por që nevojitet raport korrekt me BE-në, raporte besimi e mirëkuptimi me pjesën e deputetëve, gjëra të cilat siç thotë Gecaj, Haradinaj nuk mund t’I shtyje me ‘gjoks’, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

VIZA PËR ASKËND DREJT ASKUNDIT

Premtimi i kandidatit për kryeministër i Koalicionit të prirë nga PDK, Ramush Haradinaj, se për 90 ditë qytetarët e Kosovës do të kenë viza për të udhëtuar dëshmon se z.Haradinaj mund të jetë më “efikas” dhe më i “shpejtë” se Qeveria e kaluar, apo më ‘inventiv’ se z. Abdullah Hoti vetëm në bërjen e premtimeve, e me këtë edhe në bërjen e gabimeve. Si mund të premtohet diçka e tillë në fushatë kur krejt projekti rreth liberalizimit të vizave dihet se varet nga jo pak faktor të cilët Hardinaj nuk mund t’i ndryshoj as t’i shtyj përpara me “gjyks”. Qytetari i Kosovës, votuesi potencial, duhet ta vë gishtin në kokë e të mendoj esëll se, për liberalizim të vizave nuk duhen 90 ditë, por duhet raporte korrekt me BE-në, raporte konstruktive më SHBA-në, raporte besimi e mirëkuptimi me pjesën e deputetëve të cilët nuk i përkasin Koalicionit të Territ e Frikës (aspiratë e venitur), e mbi të gjitha edhe më vetë të vërtetën. Pa këto komponentë liberalizim i vizave është premtim bosh elektoral që do të sjell viza për askundi. E ne askush në askund nuk e kemi ndërmend të shkojmë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat