Kurti: Komandantët e UÇK-së kanë folur keq për njëri-tjetrin te ndërkombëtarët – kjo e solli Specialen

Aktuale

Kurti: Komandantët e UÇK-së kanë folur keq për njëri-tjetrin te ndërkombëtarët – kjo e solli Specialen

Më: 30 maj 2017 Në ora: 22:49
Albin Kurti

Albin Kurti është shprehur shumë skeptik për suksesin e Gjykatës Speciale, për të cilën ka kohë që mund të nis punën me aktakuzat e para për krime lufte.

Kandidati i VV-së për kryeministër tha se fajtor për këtë gjykatë janë më së shumti vet eksponentët e UÇK-së në politikë që, sipas tij, kanë folur keq vazhdimisht për njëri-tjetrin te ndërkombëtarët.

“Shumë prej komandantëve në politikë të UÇK-së kanë folur keq për njëri-tjetrin te ndërkombëtarët. Pra i kanë ndihmuar Gjykatës Speciale. Teksa ata nuk takonin njëri-tjetrin, e ndërkombëtarët takonin ata ndaras, kjo gjë shkakton edhe përndjekjen e mëpastajme të tyre”, tha Kurti.

Por ai tha se Specialja është rast Sui Generis, gjë që e bën ta pamundur suksesin.

“Jam skeptik për Gjykatën Speciale. Edhe ata që e kanë menduar atë, po e kanë vështirë ta dizajojnë. Është një ngrehinë Sui Generis, për të cilën edhe vet ndërkombëtarët nuk e dinë se si do duket në fund. Nuk kanë pasur asnjëherë një gjykatë të tillë”, tha ai.

Sipas Kurtit, një ngrehinë e tillë, siç e ka quajtur ai, është lehtë e konstestueshme nga avokatët e mirë.

“Faktorët ndërkombëtarë janë të brengosur se një ngrehinë mund të kontestohet suksesshëm nga avokatët e mirë”, ka theksuar ai.

Kurti tha se nuk ka përshtypje fare se Gjykata Speciale mund të shkaktojë trazira.

“Duhet t’i pyesni ata që e kanë thënë, nuk e di çfarë kanë pasur ata në mendje”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat