Ministri i jashtëm gjerman dëshiron më shumë mbështetje dhe më shumë kërkesa për Ballkanin perëndimor, ja politika e re e BE

Aktuale

Ministri i jashtëm gjerman dëshiron më shumë mbështetje dhe më shumë kërkesa për Ballkanin perëndimor, ja politika e re e BE

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 qershor 2017 Në ora: 16:46
Ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel

Ballkani perëndimor ka një relevancë të sigurisë politike - gjithashtu për Gjermaninë. Ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel premton një koncept të ri kërkesash për rajonin dhe kritikoi në të njëjtën kohë “jostabilitetin brendashtëpisë” të shteteve ballkanike, shkruan “Bota sot”, duke ju referuar “Euractiv”.

“Diçka duhet të ndodhë,” tha të mërkurën Gabriel përpara ministrave të jashtëm të Ballkanit perëndimor. “Jam i shqetësuar kur shikoj zhvillimet atje. Tensionet mes komuniteteve rriten, ndërsa konfliktet etnike mund të shpërthejnë përsëri,” vijoi ai duke përmendur se korrupcioni, vendnumeroja ekonomike dhe jostabiliteti ekonomik janë problemet e rajonit.

Çfarë Gabriel flet hapur, natyrisht nuk është diçka e re. Vendet e Ballkanit perëndimor janë sisteme kuazi-autoritare dhe kanë nevojë akoma për mbështetje. Të mërkurën u vendosën koncepte të reja të politikës europiane kundrejt rajonit, por pa kaluar pa kërkesa.

“Elitat e Ballkanit perëndimor duhet të shmangin këndvështrimin e gabuar kundrejt BE në vendet e tyre,” paralajmëron ai. Ndonjëherë sikur harrohet sesa BE ka investuar në Ballkanin perëndimor dhe se BE është garanci për lirinë dhe paqen, tha Gabriel.

Ballkani perëndimor ka gjashtë shtete Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi. Statistikat thonë se 50 përqind e të rinjve nën moshën 25 vjeç janë të papunë.

Më shumë ndihma financiare

Ajo që është përmendur shpesh për një përplasje të re të Fuqive të mëdha mbi Ballkanin, e përmendi tërthorazi edhe ministri Gabriel.

„BE duhet të ndihmojë më shumë financiarisht Ballkanin perëndimor dhe të kërkojë më shumë kërkesa nga programi europian,” tha Gabriel duke menduar kryesisht në investimet e infrastrukturës.

Përveç Malit të Zi të gjithë shtetet tjera të rajonit më shumë importojnë sesa eksportojnë nga Gjermania. Rritja mesatare ekonomike është tre përqind, jo e kënaqshme duke pasur parasysh se nuk janë vende me zhvillim të lartë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat