Thaçi: Nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë

Aktuale

Thaçi: Nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 16:34
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish presidentja, Atifete Jahjaga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë është e turpshme dhe e papranueshme që Serbia pamundësoi pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në një festival në Beograd, i cili kishte për qëllim të vërtetën dhe pajtimin.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë.

“Presidentja Jahjaga ka bërë një punë të shkëlqyer duke u angazhuar për të drejtat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ajo u dha zë mijëra grave të cilat me vite jetonin me dhimbje dhe stigmë. E turpshme dhe e papranueshme që Serbia pamundësoi pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në një festival në Beograd, i cili kishte për qëllim të vërtetën dhe pajtimin. Nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë. HTH”, ka shkruar Thaçi në llogarinë  etij në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat