Retro nga "Die Welt": Do të qëndrojmë një javë, një muaj ose një vit për të parandaluar futjen e ushtarëve rus në Rahovec

Aktuale

Retro nga "Die Welt": Do të qëndrojmë një javë, një muaj ose një vit për të parandaluar futjen e ushtarëve rus në Rahovec

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 qershor 2017 Në ora: 10:38
Lufta në Kosovë, 1999

Në gusht 1999 forcat ruse në kuadër të KFOR-it u përpoqën të stacionohen në Rahovec, megjithatë u përballën me protestën e fuqishme të banorëve shqiptarë. Ata bllokuan shtatë rrugë në rajonin jugperëndimor të Prishtinës dhe penguan rusët, shkruante në 25 gusht 1999 gazeta konservatore gjermane “Die Welt”.

Shumë banorë të Rahovecit e kaluan natën në qiell të hapur, që të parandalojnë shpërndarjen e bllokadës. “Ne do qëndrojmë për një javë, një muaj ose një vit,” citohet një shqiptar i Kosovës. Shqiptarët e Kosovës i shikojnë rusët si miq të serbëve dhe kanë dyshime se ushtarët nuk do lejonin hetimet e krimeve serbe.

Shqiptarët gjithashtu kishin refuzuar kompromisin që së bashku me rusët të patrullonin edhe holandezët.

Ministria e jashtme ruse e quajti të papranueshme dhe provokim protestën në Rahovec dhe se bllokada ishte mirëpërgatitur. Pas përfundimit të Luftës në Kosovë, qershor 1999, ushtarët e KFOR duhet të sjellnin ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë. Ushtarët e saj ishin nga Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe SHBA. Ndërsa në një sektor të veçantë bënin pjesë edhe ushtarët rusë.

UNHCR shpjegon se pas futjes së trupave të KFOR në Kosovë, shumica e 200.000 serbëve e kanë lëshuar vendin. Kjo rrezikon të kthejë provincën “pa serbë”. Zëdhënësi i UNHCR Kris Janovski këtë skenar e sheh si “fenomen ekstremisht të dhimbshëm.” Një “katastrofë e vërtetë” do të ishte për një ndarje të Kosovës. Kjo tregon se do ketë përgjithmonë një prezencë të trupave ndërkombëtarë, tha Janovski./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat