Policia zbulon detaje për sulmin e mbrëmshëm në tubimin e Vetëvendosjes

Aktuale

Policia zbulon detaje për sulmin e mbrëmshëm në tubimin e Vetëvendosjes

Nga: B.S Më: 5 qershor 2017 Në ora: 11:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin në tubimin në fshatin Studençan të Therandës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes raportit të saj 24-orësh, Poliicia ka njoftuar se disa persona e kanë sulmuar nga jashtë sallën me një përzierje lëndësh shpërthyese, përcjell Bota sot.

Raportohet se përderisa ishte duke u mbajtur një takim elektoral në Shkollën ” Kongresi i Manastirit”,  dyshohet se është hedhur një shishe jashtë objektit, e cila dyshohet të ketë qenë e mbushur me (preparate) thartinë”, thuhet në raportin e PK-së.

“Njësitet policore lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore si dhe kane njoftuar prokurorin kompetent”, ka thënë PK, derisa ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar e as dëme material dhe se rasti është duke u hetuar”.

Lajmin mbrëmë e kanë bërë të ditur edhe Lëvizja Vetëvendosje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat