Haziri: Qeveria u rrëzua pas takimit të fshehtë mes PDK-së e Nismës në Durrës

Aktuale

Haziri: Qeveria u rrëzua pas takimit të fshehtë mes PDK-së e Nismës në Durrës

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 02:40
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në Magazina Zgjedhore,  ka shpjeguar çfarë do të thotë “Frymë Rugoviane” ose ndryshe “Rugovizmi”.

“Fryma Rugoviane ose Rugovizmi, edhe Rugova si themelues i një lidhje politike, ka shkaktuar procese të mëdha në kohën e vet, ka bërë mobilizim dhe afrim gjithë shqiptare pa dallim kush ku ka punuar, i ka vendosur të gjithë me një dhomë, ky pajtim politik ka bashkuar dhe ka arritur solidaritet politik përmes një rruge politike në atë kohë”.

“Politikë e urtë, e durimit, e tolerancës, demokracisë e të drejtave themelore të njeriut, dhe në këtë kartë e kemi fituar kauzën tonë, kjo është ajo që duhet ta kuptojnë konceptin rugovist, ne kemi vuajtur këtë tolerancën tonë politike, sepse demokracia në Kosovë është e rrezikuar edhe sot. Ne kemi kauzën tonë të zhvillojmë demokracinë dhe ta shohim sa po mundemi të krijojmë raport të shtetit me qytetarët”.

Tutje, Haziri foli edhe mocionin për rrëzimin e Qeverisë, duke e quajtur “Mocion i Durrësit”.

“Zgjedhje e liderit të dytë të PDK-së, ai ka zgjedhur të stimulojë mocionin, në një takim në Durrës, është siguruar Nisma se do të ketë vota të mjaftueshme, takimi i fshehur në Durrës për mocion kundër LDK-së. Mandej nuk është punuar me neve, me neve ka pas takime ma shumë lamtumirëse ndërsa ata kanë punuar dyfish me Opozitën dhe minoritetet dhe kanë ndërtuar koalicione të fshehura, me hy në zgjedhje individualisht por me bo koalicion pas-zgjedhor”.

“Ne duke e ditur se çfarë po ndodh në politike, ne kemi kapitalizuar marrëveshjen me biseda e zhvillime me AKR-në, për 3 orë kemi arritur me përfundu, ka qenë zhvillim tri orësh interesant, kemi vazhduar me Alternativën me të cilët e kemi realizuar shumë shpejt. Me Lëvizjen për Drejtësi edhe Vatra që janë grup i mirë, këta zgjodhën LDK-në edhe pse kanë qenë në bisedë edhe me Vetëvendosjen. Programin e ndërtuam bashk, listën e detyrave në 100 ditshin e parë, rritjen e buxhetit nga 2 deri në 3 miliardë, vendimet e vështira e të mëdha janë bërë bashkë, dhe ne kemi ndërtuar frymën tonë, po ndërtojmë më shumë program ekonomik, dhe e kemi fokus familjen dhe të riun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat